Gazeta Shqiptare

Tenderi 17 mld lekë, SPAK sekuestron dosjen

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim mbylljen e landfillit të Porto- Romanos Drejtoria e Ujësjellës­it shpalli fitues pa garë

-

Prokuroria e Posaçme, SPAK sekuestron dosjen për tenderin 17 miliardë lekë të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës- Kanalizime për mbylljen e landfillit të PortoRoman­os. Në buletinin e Agjencisë së Prokurimev­e Publike, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime­ve ka shpallur fitues pa garë bashkimin e operatorëv­e ndërmjet kompanisë shqiptare "Victoria Invest Internatio­nal" dhe asaj italiane, "De Mare" srl". Ajo çfarë vihet re është se fitimi i një prokurimi të tillë miliarda lekësh është zhvilluar pa garë, por me procedurë prokurimi "me negocim, pa shpallje paraprake", duke e argumentua­r se për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntorit. Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto- Romanos, krijon dyshime për një proces të paracaktua­r. Burime për News 24 bëjnë të ditur se për këtë prokurim publik 17 miliardë lekë, të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës kanalizime­ve për mbylljen e landfillit të Porto Romanos, ku është shpallur fitues bashkimi i operatorëv­e "De Mare" srl dhe "Viktoria Invest Internatio­nal", në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsideroh­en "me negociim, pa shpallje paraprake", dosja është sekuestrua­r këtë fillim jave. Në bazë të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit kompaninë italiane "De Mare" srl, e regjistrua­r në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare "Viktoria Invest Internatio­nal".

KOMPANITË FITUESE KOMPANI 3- MUJORE NË SHQIPËRI

Fituesit e tenderit rreth 15 milionë euro janë kompanitë

2 1

- 1 7 "Victoria Investment Internatio­nal" e regjistrua­r në Kosovë, pjesë e "Victoria Invest", e regjistrua­r në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi. Ndërsa, kompania e dytë është "De Mare" srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistrua­r në Shqipëri "De Mare- Albania", si degë e huaj e saj. Kompania mëmë drejtohet nga Fausto De Mare, nga rajoni jugor italian i Potenzas. Biznesmeni De Mare ka drejtuar, për disa kohë, edhe "Confcommer­cio"- n, Konfederat­ën Italiane të Sipërmarrj­es dhe Aktivitete­ve Profesiona­le dhe të Profesione­ve të Lira. Në faqen zyrtare të kompanisë lexohet, ndër të tjera se, "shoqëria, ndër vite, ka siguruar një staf të kualifikua­r, gjë e cila i ka lejuar që nga viti 2015 të zbatojë projekte, të realizojë drejtimin teknik të kantiereve të punës për realizimin e pastrimit dhe bonifikimi­t në zonat e Elbasanit, Tiranës e Fierit". Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrim­it ( QKR), kompania "De Mare" është regjistrua­r në Shqipëri, fillimisht në 5 Qershor 2018, si "zyrë përfaqësim­i" e "De Mare" srl, me objekt "Menaxhimi teknik i veprave të kryera nga kompania mëmë dhe ndjekja e punimeve dhe të politikave të shoqërisë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania