Gazeta Shqiptare

Rriten çmimet e ushqimeve dhe qiratë e shtëpive

Raporti i INSTAT për muajin janar

-

Gjatë

muajit janar, çmi met e produkteve të shportës bazë të mallrave u rritën me 1.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistika­ve publikoi sot ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2020 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2020, krahasuar me dhjetor 2019, është 1,9 %. Rritja e çmimeve në janar ka ardhur nga ushqimet, të cilat u shtrenjtua­n pasi mbaroi prodhimi vendas dhe e qirave, pasi tërmeti i 26 nëntorit nxori shumë familje të pastreha, që iu drejtuan tregut të qirave. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, sipas INSTAT: Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolik­e" me + 0,92 pikë përqindje, pasuar nga grupi "Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji" me + 0,31 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Transporti" kanë kontribuar me + 0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtj­e e shtëpisë" dhe "Argëtim dhe kulturë" kanë kontribuar + 0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "Hotele, kafene dhe restorante" kanë kontribuar me + 0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit "Pije alkoolike dhe duhan" kanë kontribuar me + 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve "Shërbimi arsimor" dhe "Mallra dhe shërbime të ndryshme" kanë kontribuar me + 0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve "Veshje dhe këpucë" dhe "Shëndeti" kanë kontribuar me - 0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit "Komunikimi" kanë kontribuar me -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania