Gazeta Shqiptare

Agjencia e Kadastrës, 600 personat që kanë gati lejet e legalizimi­t

Ndërtimet pa leje, pronarët duhet të tërheqin dokumentin në zyrat e Agjencisë Përfituesi­t në qarqet Elbasan dhe Fier

-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 600 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejet e legalizimi­t. Përfituesi­t janë në qarqet Elbasan dhe Fier. Në faqen zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është publikuar lista me përfituesi­t. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrim­it të certifikat­ës së pronësisë, përfituesi­t do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në

Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ndërkohë, që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje disponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohe­t regjistroh­en në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania