Gazeta Shqiptare

SHUHET NEXHMIJE PAGARUSHA ” Zonja e këngës, nga fëmijëria traumatike te shkëlqimi e pengu i zërit”

Bashkim Gagiça: Hera e fundit që këndova me të me kitarë Radije Hoxha: Mbeti jetime në moshë të re, punoi shumë herët

- Fatmira Nikolli

Më tha ku je pse s’ke ardhë. Pastaj më nxiti: Çohu, luaj me kitarë këngën ‘ Kaçurrelat e verdha’. Ishte shumë zonjë në qëndrim. U ul në karrige, vuri këmbën mbi këmbë dhe afër vetes la shkopin. Pothuaj u mbështet në karrige dhe u mundua të këndonte me mua e lëvizte kokën. Edhe pse truri nuk i përgjigjej, ajo më ndoqi në nota e në tekst”. Këngëtari nga Kosova Bashkim Gagiça, e kujton kështu ditën kur Nexhmije Pagarusha festoi datëlindje­n e saj të fundit. Ajo u nda nga jeta dje në moshën 86vjeçare në shtëpinë e saj në Prishtinë, duke trishtuar mijëra dashnorë të muzikës së saj. Mbretëresh­a e këngës megjithëkë­të nuk pat një jetë të lehtë, që në vegjëli e deri kur mbylli sytë.

FËMIJËRIA TRAUMATIKE

Mikesha e saj e hershme, Radije Hoxha thotë se emri i saj u bë i madh, pasi kish përjetuar një fëmijëri të vështirë. “Ka qenë shumë e vogël kur e humbi nënën. Fëmijëria e saj ka qenë traumatike. Mandej, shumë shpejt, kur ishte vetëm 14 vjeçe humbi edhe të atin dhe mbeti jetime. Ju desh të punonte për të mbajtur familjen”, kujton Dija.

Vajza e vogël u rrit parakohe, për tu bërë një emër i madh dhe i paharruesh­ëm i skenës, filmit, teatrit, operës dhe këngës.

“Ka qenë 22 vjeçe kur ka nisur punë në RTK e ansamblin ‘ Shota’ në 1948. Ishte valltare e soliste. Ka qenë bashkëshor­ti i saj, Rexho Mulliqi që i dha zërit të saj këngët e jashtëzako­nshme. Ai ishte Bahu shqiptar e ajo një zë i papërsërit­shëm”, thotë Radija.

“Lamtumirë dadë, lamtumirë nanush, lamtumirë bilbil, e lamtumirë baresha e muzikës shqiptare” i drejtohesh­in dje, qindra miq e të njohur që humbën idhullin e tyre. Ajo kish lënë amanet që gjatë varrimit në Pagarushë të

ILIR META

Do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj.

RAMË LAHAJ

Zemër plas! Më këpute shpirtin Nanush! Ajo që dhembë tmerrësish­t shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor. Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige. Lamtumirë nanush! Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor. U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Malishevës t’i vihet kënga “Lugina e Dashurisë” nga Ilir

Shaqiri.

MBRETËRESH­A E SKENËS

Bylbyli i këngës shqipe, pat bërë emër edhe si aktore në teatër e kinematogr­afi. Emri i saj pat kaluar përtej Kosovës, duke prekur popujt e ish- Jugosllavi­së. Çmimet e para dhe vlerësimet e bënë atë një shënjestër të lehtë.

Por në ndërkohën trishtimi i fëmijërisë te trishtimi i vetmisë në fund të jetës, ajo iu dha zë, këngëve popullore e arieve operistike të Bethovenit, Puçinit, Verdit etj. gruaja që zotëronte skenën pavarësish­t petkut, shpesh u bë një dritare shprese për artin shqiptar të kohës në Kosovën që qe përfshirë në ish- Jugosllavi.

Artistja u përball edhe me akuza, si çdo artistë në kohë regjimesh

EDI RAMA

Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshë­m mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe!

INVA MULA

Zonjë e nderuar dhe artiste që bëri histori në kohë të vështira dhe dha guston e bukur të interpreti­mit të këngës shqiptare me elokuencën e saj, me elegancën, bukurinë e shpirtit, vokalin. Kam pasur fatin ta njoh dhe ka shënjuar në jetën time, pa ditur se ishte Nexhmije Pagarusha dhe kam thënë si ka mundësi një vajzë kaq e bukur të vijë në

Tiranë.

shtypëse. Për shumë kohë u mbyll, as nuk këndoi e as nuk doli. Zëri i saj pat humbur dhe artistja e madhe kishte vënë porta mes saj dhe botës që dikur i përulej. Erdhi lufta. Ajo iku e u kthye prapë në atdhe. Dhe e vuajti luftën, si të gjithë. Megjithatë, bëri ç’mundi që përmes emrit të saj të ndihmonte.

“Pati vuajtur 1 milion njollosje. Por pas lufte, më në fund e panë që nuk kishte lidhje me asgjë, si artiste nuk kishte bërë asgjë tjetër veçse kishte kënduar. Ajo e pat ndjellë lirinë dhe e përjetoi shumë mirë pavarësinë, ishte si një njeri tjetër. U rivendos në Kosovë, e me mundësitë e veta ka ndihmuar gjithandej”,- tha dje për “GSH” këngëtari Bashkim Gagiça.

PENGU

Këngëtari Gagiça ndau dje me “Gazetën Shqiptare”, 30 vitet e njohjes me të, që kur ai ishte shumë i ri e ajo, një emër i konfirmuar i skenës, por i tërhequr prej saj. Ky qe edhe pengu i saj, kënga dhe skena që i la kur i iku zëri.

“Kishte ditëlindje­n dhe i shkova në shtëpi. E telefonova dhe ndeja me të. Sa herë e takoja, më thoshte nuk mund mundem më, unë i thosha mundesh. Kishte kohë që ishte dorëzuar. Që kur e pat lënë zëri. Pak kohë para luftës ka qenë

ILIR SHAQIRI Pushoi së rrahuri zemra e zërit më dritëplotë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Zëri, që ia nxori madhështin­ë malit e bukurinë fushës, që nga gjurmët e para në mrizet e Pagarushës. Zëri, që gjethoi në mënyrën më moderne folklorin tonë burimor, duke bulbëruar lule me aromë të përjetshme për zemrat shqiptare! Lamtumirë, DADË!

dhe ka qenë e dërrmuar dhe e dorëzuar nga jeta”, thotë ai. Mandej, Ardit Gjebrea ndërmori një nismë për të dhe e ngriti edhe njëherë. “I jemi mirënjohës që e zgjoi nga gjumi”, thotë Gagiça. Kujton se Pagarusha kuptoi që njerëzit e donin. Çdo dalje e paraqitje e saj pritej mirë. “Ia ka dedikuar jetën e saj vitet e fundit, mbesës së vet, Fletës. Ajo jeton në Zvicër dhe e thërriste Nexhmijen, Kia”. Për Gagiçën Nexhmija ishte një njeri të guximshëm. “Ne sot bëjmë simbolin e shqiponjës, e ajo e ka bërë shumë para se të bëhej modë. Ka qenë zonjë e guximshme, njeri i jashtëzako­nshëm. Ajo ka lindë artiste e njeri i mirë. Ajo ia vodhi bilbilit këngën edhe e mori me vete. Sa ishte gjallë e unë isha në Prishtinë, jam kujdes për të. Kur nuk e telefonoja më thoshte pse mor djalë, ku ke humbë’”.

Shtëpia e saj në Prishtinë ishte kurdoherë hapur për artistët dhe ishin ata që nuk e linin vetëm, meqë djalin e kishte në Zvicër.

Për herë të fundit, Gagiça e takoi në gusht. Ishte vetëm në shtëpi kur i shkoi me një dhuratë simbolike. Por Pagarusha i refuzonte dhuratat e shtrenjta. “Nuk i dua gjërat e shtrenjta- më thoshte. E gjithherë është vesh thjeshtë, nuk donte të kishte më shumë të tjerët. Me artistët më të rinj se vetja, ishte dyfish më e mirë se me artistët e vjetër. Ka qenë kritike e mirëfilltë. Nëse dikush i ka ofruar materiale që nuk i pëlqente i refuzonte me shumë humor”- kujton Gagiça.

Pak kohë më parë, ai i shkoi prapë në shtëpi. I kishte marrë peshk, por e gjeti në agoni. “Ishte si në gjumë, nuk e zgjova e tash më vjen që nuk e zgjova. Tash që nuk është më”, thotë ai.

 ??  ?? Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania