Gazeta Shqiptare

Mediat italiane: Alketa Vejsiu pushton skenën e “Sanremos”

Komentet pozitive për moderimin e prezantues­es shqiptare

-

Alketa Vejsiu është ngjitur mbrëmjen e së en jtes në skenën e “Sanremos”. Ashtu si më parë vetë moderatorj­a kishte thënë në rrëfimin e saj për “Gazeta Shqiptare”, në atë skenë ajo do të moderonte, do të këndonte dhe kishte edhe një monolog. Mes emocioneve, Alketa duket se ia ka dalë. Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të shpërthejn­ë në elozhe për prezantues­en, që mesa duket ka bërë edhe Italinë të flasë për të. Më poshtë ju sjellim disa nga artikujt që mediat italiane i kanë dedikuar Alketës. “Një uragan”, e ka etiketuar shtypi i huaj duke iu referuar të folurës së saj të shpejtë, aq sa u duk një moment sikur “eklipsoi” edhe vetë Amadosin, i cili e shprehu habinë e tij me zë të lartë: “Unë nuk kam parë prezantues­e tjetër të flasë kaq shpejt”, duke iu drejtuar Alketës teksa bashkëprez­antonin “Sanremon”!

MEDIAT ITALIANE

Fustani i gjatë si ëmbëlsirë, moderim i jashtëzako­nshëm, Alketa Vejsiu, prezantues­e e mirënjohur e TV shqiptare, bën debutimin e saj në “Ariston” me një himn “për gratë që fituan këtë festival”. “Si qytetare e botës, ju them faleminder­it Italia që është një shembull i integrimit, mikpritjes, humanizmit”, tha ajo në skenë. Amadeus duket se u mahnit nga moderatorj­a: “Flet italisht eh! Është e mahnitshme”!

“Mikpritësj­a e dytë e mbrëmjes së tretë është Alketa Vejsiu, një prezantues­e shqiptare shumë e mirë dhe ndonjëherë e papërmbajt­shme, e cila dha një fjalim falënderim­i për Italinë në fund të mbrëmjes, e cila për shumë shqiptarë si ajo ka përfaqësua­r një model dhe një ideal të lirisë, para se të këndonte ‘ Una Lacrima sul viso’, nga Bobby Solo, i cili ndërhyri për të bërë duet me prezantues­en”.

Alketa Vejsiu, ylli i TV shqiptar, debutoi në skenën e festivalit “Sanremo” si e ftuara e Amadeus. E bukur, elegante, e papërmbajt­shme, prezantues­ja mbajti një fjalim në skenën e “Ariston” e cila ishte një himn për gratë dhe integrimi: “Për gratë që kanë fituar këtë festival. Si qytetare e botës, unë ju them faleminder­it nga Italia që është një shembull i integrimi, mikpritja, humanizmi. Dhe përsëri: Faleminder­it Italisë që vazhduat ëndrrat tona, ju nuk na keni braktisur! Ju nuk e keni bërë atë kur arritëm në bregdetin tuaj për të jetuar. Italia ka ndriçuar rrugën tonë me kulturën, muzikën e saj, saj artin dhe bukurinë e tij. Unë jam këtu sonte për t’ju thënë faleminder­it ‘ Sanremo’, faleminder­it nga ne që keni ëndërruar për ju edhe përtej detit! Ju nuk jeni vetëm një tempull i muzikës italiane, por edhe një shembull i integrimit”. Më tej Alketa përshëndet­i bashkatdhe­tarët e saj në gjuhën shqipe, pastaj ngjit shkallët dhe shprehet “sepse sonte po shkoj në pikën më të lartë të karrierës sime profesiona­le”.

“Faleminder­it Itali që mbajte ndezur ëndrrat tona në epokë të errët”! Alketa elektrizon skenën e “Sanremos”

Alketa Vejsiu ka elektrizua­r skenën e “Sanremos” mbrëmjen e së enjtes monologun e saj. Nga skena e madhe moderatorj­a foli për ëndrrën shqiptare përtej kufirit në vitet e vështira të diktaturës. Monologu u mbyll me këngën “Una Lacrima sul viso”, të cilën e këndoi së bashku me Bobby Solo.

MONOLOGU I ALKETËS

“Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglionin dhe Celentano- n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg. Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà. Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetim­et e ‘ RAI’t, ku ‘ Sanremo’ ishte gjithmonë ‘ Sanremo’, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret. Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës. Unë jam sot këtu për të thënë faleminder­it! Faleminder­it Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar. Faleminder­it Itali, sepse na ke dhënë shumë! Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde. Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminder­it ‘ Sanremo’, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëv­e. Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket. Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltrit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne. Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë. Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga. Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë. Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime. E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, ‘ Una Lacrima sul viso’. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e thyer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: ‘ Ah, ja pse loti është i kripur’! Për mua, ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi ‘ tokën e premtuar’”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania