Gazeta Shqiptare

“Nuk do e harroj kurrë prej nga vij”, RITA ORA, intervistë për mediat ndërkombët­are

Këngëtarja rrëfen historinë e Kosovës

-

jashtëzako­nshëm për vendin tonë”. Në një nga pyetjet e intervistë­s, Ora foli rreth albumit të saj “Phoenix”, i cili erdhi gjashtë vite pas publikimit të albumit të parë, kjo për shkak të një beteje të gjatë ligjore që pati me ish- labelin e saj. “Ndihej si fundi i një kapitulli dhe fillimi i një kapitulli të ri dhe emocionues. Një nga ndjenjat më çliruese për mua është të këndosh dhe të krijosh muzikë. Ky album ishte një punë me dashuri dhe ishte e rëndësishm­e ta bëja atë në mënyrën time. Vlerësoj dashurinë dhe mbështetje­n e atyre që kanë punuar me mua në album dhe më lejuan të krijoj diçka që më bën krenare. Ata më dhanë hapësirë dhe liri për të krijuar diçka nga zemra. Ndonjëherë ishte disi sfiduese dhe euforike. Jam krenare dhe mirënjohës­e për udhëtimin që shijova me këtë album”, tregoi Rita. Përveç muzikës, moda është një nga pasionet e saj. Këngëtarja shqiptare tregoi se si ka arritur që të krijojë dhe mbajë gjatë gjithë këtyre viteve stilin e saj të veçantë. “Meqenëse e mbaj mend, moda ka qenë një pjesë e rëndësishm­e e jetës sime dhe mendoj se gjithmonë do të jetë kështu. Duke u rritur unë nuk kam pasur qasje në kaq shumë stilistë të mahnitshëm, kështu që krijova pamjen time duke kombinuar stilin tim. Këtu lindi dashuria për të eksperimen­tuar me stilin tim. Për mua, moda është liri dhe një mënyrë për të shprehur veten. Nuk ka rregulla, që më duken shumë të fuqishme”, ka thënë këngëtarja shqiptare për “SHOCK”. Teksa pyetet se sa i rëndësishë­m është aktivizimi në vendin e saj, Rita këtu kujtoi vizitën e fundit që realizoi në Kosovë me UNICEF- in vitin e kaluar. “Është gjëja më e rëndësishm­e për mua. Jam ndjerë më shumë se e nderuar që jam zgjedhur për të përfaqësua­r UNICEF- in. Në udhëtimin tim të fundit në Kosovë pashë nga dora e parë punën e madhe që UNICEF bën në vendin tim dhe jam më e vendosur se kurrë që të përdor pozicionin tim për të mbështetur fushatat në vendin tim”, ka treguar Rita. Më tej, 29- vjeçarja ka treguar se nëna e saj, Vera SahatçiuOr­a, është personi model i saj, pasi gjithnjë frymëzohet nga ajo. “Nëna ime është personi më frymëzues dhe mahnitës që njoh. Familja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjëja më e rëndësishm­e në jetën time. Ne kemi qenë gjithmonë afër dhe mbështetem­i shumë tek njëri- tjetri”. Në pyetjen e fundit të kësaj interviste, Rita Ora ka theksuar edhe njëherë se çfarë do të thotë për të vendi i saj i origjinës. “Jam shumë krenare për origjinën time dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Do të thotë gjithçka për mua”, ka përfunduar rrëfimin e saj për SHOCK artistja me renome botërore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania