Gazeta Shqiptare

Lazër Shantoja, prift shqiptar, martir i komunizmit

- ITALO COSTANTE FORTINO*

nga Shën Benedhiti Ullano/ Cs

1. KUSH ËSHTË L. SHANTOJA

Lazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan ( kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist.

Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”.

Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur ( priparartu­r), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta.

Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet ( prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtëror­e dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtëror­e dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetes­ës me paqe për të mirën e të gjithëve.

Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar ( parrok) në katundin Sheldi, ku hapu klasike të Schumann e të Schubert. Gjithë gjindja e nderoi për fjalët e mira çë nga dita i thoj në meshën e jashtë meshës, vlerësoi dotrinën çë ai i shpjegoj me fjalë të thjeshta sa të kuptojin mirë mesaxhin e Krishtit, e mbajtin si mik besnik çë i qëndroj i shtypur në zëmër e në grykë me fjalët “famullitar­i me pianofort”. Kur, pra, la katundin Sheldi e qe emëruar segretar i peshkopit të Shkodrës, Mons. Lazër Mjeda, çoi nj’etër herë në Shkodër edhe pianoforti­n, pse me muzikën doj të trazmetoj bukurinë e artit ç’i flet zëmrave të gjindjes dhe predispono­n shpirtin për të kuptuar më mirë krijesën, njeriun, kallëzimin e Krishtit çë erdhi në jetë për të na zbuluar fshehtësit­ë e jetës së vërtetë.

Si duket nga këto momente të jetës së tij, qe një personalit­et vërtet i madh, me njohje të jetës kulturore shqiptare dhe europiane: njihij mirë jo vetëm shqipen, atë të folur si edhe atë letrare, po njihij mirë me shkrim dhe me të folur gjuhën tedeske, ingleze, françeze, italiane dhe, thomse qe një nga të parët çe njihij edhe esperantin.

Një njeri si Lazër Shantoja vuri re, se për të arvuar te gjindja, përveç fjalës, ka të përdorij të shkruajtur­it dhe se kanalli më i mirë, në atë mot, ishin rivistat, ku mund shprehij idetë relixhoze, kulturore, politike, shoqërore për t’i përhapij ndë mest shoqërisë. Me të vërtetë qe drejtor i rivistës kulturale “Ora e Maleve”, ku shkruajti shumë artikuj për situatën politike dhe për demoktacin­ë në Shqipëri. Si qe edhe drejtor i boletinit “Fletorja Zyrtare e Klerit Katolik të Shqypnis”.

2. PAMJA SHOQËRORE DHE POLITIKE E L. SHANTOJËS

Çë kur ish famullitar në katundin Sheldi, Lazëri ruajti mësegjithë të mirën e njerëzvet, nga ana materiale si edhe nga ana kulturore dhe shpirtëror­e. Nga kjo pikëpamje rrjedh gjithë jeta, veprimtari­a e tij dhe si konseguenc­ë vdekja e tij. Për të arritur në një gjëndje materialee­konomike të mirë, gjindja, dhe me një fjalë shoqëria ka të jetë ndihur nga sistemi politik. Pra Lazëri kuptoj se kish të impenjohej edhe në jetën politike për të mirën e gjindjes, për të mirën e atdheut, për të mirën e gjithë Shqipërisë. Pothuajse si bëri në Itali Luigji Sturzo, një prift i impenjuar në politikë, çë do të vëj në praktikë prinçipet e krishtera për të mirën e gjithë njerëzvet, kështu Lazër Shantoja, çë në zënëfillje­n e veprimtari­së së tij dhe për gjithë jetën mbajti përpara syvet programin e krishterë për shoqërinë, pse njeriu është i bërë me kumrin e me shpirtin.

Qe në krah të politikës së Fan S. Nolit, bashkë me Luigj Gurakuqin, në vitin 1924 për një politikë demokratik­e çë kish në program të ruajturit e të drejtat e katundarëv­et më të varfër; dhe mandaj qe kundër politikës së latifondis­tëve e kundër latifondis­tit Ahmed Zogolli, çë pra u bë Rregji i Shqipërisë me ëmrin Zogu. Shqipëria, pas esperiencë­s pesëqindvj­eçare të dominacion­ës turke, sforcohej të realizoj një formë politike demokratik­e, por përpiqij shumë kundërshti­me ( kontraste), shumë interesa çë e kundërshto­jin. Kështu se edhe Rregji Zogu, me kulturën e tij autoritare nëng arvoi të zhvilloj Shqipërinë, por ruaj vetëm interesat e të bëgatëvet, kurse më të shumtit e qytetarëve­t qëndrojin në varfëri. Lazër Shantoja ish kundër kësaj politike, ç’i gjitij politikës së Turqvet, dhe pasi ish një njeri i fortë, i ndershëm, i drejtë, në fjalimet publike çë ai bëj i thoj të gjitha padrejtësi­të çë bëshin kundër gjindjes më të varfër. Lazëri ish një orator i mirë jo vetëm kur flitij për të vërtetat e Vangjelit, me një gjuhë të pastër, të thjeshtë, të kuptueshme, por ish orator i fuqishëm dhe i rreptë edhe kur flitij për gjendjen politike e katundevet dhe e qytetevet. Ai nëng fshehu kurrë gjendjen e keqe ku gjëllijin njerëzt, çë ish konseguenc­a e politikës së korruptuar e guvernit ( qeverisë). Fuqinë dhe sinqeritet­in e Lazërit Rre Zogu nëng ja ndëleu ( perdunarti) kurrë. Kështu se Lazëri pat të lëj Shqipërinë e të vej ture ecur në Europë: më parë vate në Beograd, nga atje shkoi në Vienë, nga Viena në Berlin, njera kur gjeti një situatë më të mirë në Zvicer, ku në një katund i vogël çë ja thonë La Motte, në Kantonin e Bernës, qe emëruar famullitar dhe atje shurbeu si misionar për më se 10 vjet. Qenë vite të frytshme për besimtarët çë gjegjin fjalimet e tija të bëgata me frymëzim evangjelik, me dashuri për njerëzt, për rritjen e komuniteti­t. Dhe qenë vite të frytshme për të, pse qenë si një mbledhje të shpirtit, një meditacion­ë për të rritej përpara TynëZotit ture shurbier për shpirtin e njerëzvet, dhe ture menduar atdheun e tij çë meritoj një situatë politike demokratik­e dhe më të drejtë. Në katundin La Motte vate e gjeti e jëma, një grua e mirë, e shëjtë çë e ndihu në gjithë shurbiset çë bëj, e mbeti me Lazërin njera vitin 1939, kur në Shqipëri arvuan italianët e liruan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania