Gazeta Shqiptare

Prifti i parë që u pushkatua nga komunistët

-

3. LAZËR SHANTOJA SHKRIMTAR

Botimet e Shantojës janë të ndarë në rivistat shqiptare të motit. Ju japim këtu vetëm dica tituj të këtyre rivistave: Ora e Maleve, Liria Kombëtare, Ora e Shqipnisë, Illyria, Cirka, Kumbona e së Dielles, Leka, Hylli i dritës, Tomori. Po në vitin 2005 Arben Marku, bashkë me Niketa Stefa dhe Ardian Ndreca, menduan mirë të mblidhin gjithë atë çë Shantoja shkruajti, të shprishur nëpër rivistave e t’e botojin në një vëllim ( vollum). Kështu se kush do mund të djovasinj gjithë atë çë Shantoja shkruajti e mund të ketë një ide se kush qe Lazëri si shkrimtar. Libri i Arben Markut, me titull “Vepra” dolli në “Botime Françeskan­e”, ( Shkodër 2005).

Ai qe një shkrimtar prift patriotik çë dëshiroj se Shqipëria, pas çlirimit ( liberacion­ës) nga dominacion­a turke, të rritej si shtet indipenden­t, demokratik dhe të operoj për të mirën e gjithë shqiptarëv­e, qoftë katolikë, qoftë muslimanë, qoftë ortodoksë, pse të gjithë janë shqiptarë. Ai luftoi shumë për të buthtuar se demokracia nëng është vetëm e mira e atyre çë kanë në dorë pushtetin ( poterin) politik, o ekonomik, po demokracia ka të jetë e mira e gjithë qytetarëve­t dhe shteti ka të jetë mësegjithë në krah të atyre çë nëng janë të bëget, po gjëllijin si të varfër vetëm me të ngrënët e ditës, kur e kanë. Lazëri shkruan në artikullin “Malcia pa buk” ( Vepra, f. 377) se qe mësegjithë

Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin

1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet ( prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtëror­e dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtëror­e dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetes­ës me paqe për të mirën e të gjithëve. qeveria e keqe e Rregjit Zog çë konkurroi të varfëroj gjithë njerëzt e Malësisë. Zëri i Lazërit është një protestë e madhe kundër guvernit të Rregjit Zog, i cili bëj intersat e pakë njerëzve, interesat e atyre çë kishin pushtetin ( poterin), ture lënë prapa më të shumtit e populacion­ës ( popullsisë): të varfërit e Malësisë, si edhe të varfërit e katundevet e të qytetevet. Nga këtu të thërrituri­t e Shantojës kur shkruan: “Ahmed Zogu! Ahmed Zogu! E rrenoj, e shnjerzoj Malcinë: Ahmed Zogu po e bân sot me vdekë urie”. Prifti e shkrimtari Lazër Shantoja nëng mund të mos protestoj kundër shurbiset e padrejta. E ai mendoj se patriotizm­i i vërtetë është ai çë bazohet mbi një qeveri të drejtë çë arvon të zgjedhë problemet e njerëzvet, të atyre të bëget si edhe e mësegjithë të atyre të varfër.

Ish shpirti i krishtërim­it çë i jipij Lazërit një fuqi të madhe e të zjarrtë për të luftoj për të drejtat e të gjithë njerëzvet.

Kur, në vitin 1924, vdiqi Avni Rustemi, Lazëri mori pjesë në varrimin e tij, e mbajti fjalinë e fundit, ture e lartësuar si hero të kombit, të nacionës shqiptare ( Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, në Lazër Shantoja, Vepra, cit. ff. 242244). Për ata çë djovasin e nëng dinë kush qe Avni Rustemi ( Libohovë 1895- Tiranë 1924) shkruajim dy fjalë çë na ngjarojin idetë. Së pari, mund të thomë se qe një personaxh çë u muar me politikën e Shqipërisë çë ish e hyj në kuadrin e kombeve, nacioneve indipenden­te pas të liruarit nga dominacion­a turke. Avniu qe një nga të parët çë mori pjesë në movimentin demokratik shqiptar në vitet kur i duhëshin njerëz të shpejtë, me kulturë të lartë, e me kapacitete të mëdha. Avni Rustemi, pas Shkollës Normale të Elbasanit e pas Kolegjit françez të Lozanës, studhjoi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, ku organizoi shoqatën “Lidhja e Rinisë Shqiptare”, e pëstaj bëri studimet e larta pedagogjik­e në Universite­tin e Romës. Avni Rustemi luftoi kundër atyre çë për të mirën personale nëng bënin të mirën e një Shqipërie indipenden­te, kështu se i vate kundër politikës së Esat Pashë Toptanit e në fund i bëri një atendàt në vitin 1920 e e vrau në Parixhi. Pra u pruar në Shqipëri e në vitin 1923 qe zgjedhur si deputet i Prefeturës së Kosovës në Asemblenë Kostituent­e. Por fuqitë çë ishin kundër demokracis­ë ishin të forta e vitin pas, 1924, i bënë një atendat Avniut e e vranë.

Në fialinë e tij Lazër Shantoja vuri në dritë vlerën e politikës së Avni Rustemit lidhur edhe me nj’etër personaxh të madh si ish Bajram Curri nga Gjakova, i cili kish luftuar për demokracin­ë dhe për të liruar Kosovën nga dominacion­a serbe. Dhe Bajram Curri ish atje, përpara varrit të Avni Rustemit çë e qaj e nderoj si mik të madh. Lazër Shantoja bën fjalimin mbi vorrin e tij ture kujtuar veprat e Avniut lidhur me plakun e Kosovës, Bajram Currin.

E sot? Ç’kah shef sot Avni Rustemi? Sot Avni Rustemi shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e Shqiptariz­mës, luftarin vigan, shgatrrojs­in e esadizmës, esponentin mâ të naltë e të pastër të rracës s’onë të vjetër! Shef plakun qi tash trí vjet jetoj në shoqëní të bishvet t’egra mbi male e ndër shpella i dëbuem, i dënuem, i ndjekur porsí i rrezikshëm porsí trathtor prej njerzvet, êmnin e poshtër të cilvet i a lidhë êmnit shêjt t’atdheut vetëm intriga, trathtija, despotizma!

Sot mbi vorrin e tij heroji djalosh shef herojin plak, shef Bajram Currin! Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, cit. f. 242).

Shpirti patriotik i Lazër Shantojës shprehet me fuqi të madhe në momentet çë i ofron jeta, sikur shkruan për një personaxh të madh si është Luigj Gurakuqi, kur e vranë në Bari në vitin 1925.

Si Bajram Curri, si Avni Rustemi, ky personaxh shqiptar buthtoi mall të madh për Shqipërinë dhe për Shqipërinë demokratik­e grisi jetën e tij, ju shua jeta e tij.

Luigj Gurakuqi ( Shkodra 1879 – Bari 1925) thomse është figura demokratik­e shqiptare më e madhe e shekullit XX. Ai qe jo vetëm një politikan i vërtetë me vlera njerëzore shumë të larta për njeriun dhe për gjithë gjindjen, po qe shkrimtar dhe studiues i famshëm për gjuhën shqipe. Si Avni Rustemi, edhe Luigj Gurakuqi studhioi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, dhe pëstaj shkoi Anapul ku studioi për mjekësi e biologji në Universite­tin e Napolit. Ka shumë interes studhimi i tij “Vargënimi n’gjuhë shqipe me nji fjalorth shqyp- frângisht n’marim” ( Napoli 1906). Mori pjesë

Kongresin e Manastirit, dhe në Komisinë letrare shqipe; pra qe drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe bashkëpuno­i me Ismail Qemal Vlorën. Qe më herë ministër i Arsimit ( Istrucionë­s) dhe në fund Ministër i Financave në Guvernin demokratik me Fan Nolin në vitin 1924.

Qe vrarë në Bari nga emisaret e Ahmet bey Zogut me të ndihurit e guvernit fashist italian.

Lazër Shantoja, çë i kish besë vërtet se Shqipëria mund të bëhej një nacionë demokratik­e për të mirën e gjithë shqiptarëv­e, kur pa se si ranë tri qiritë më të drejtë ( Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi) lëshoi një thirrmë të madhe, të deshpëruar për të tundur zemrën dhe të tërë shpirtin e shqiptarëv­et pse demokracia nëng mund të shuhej kështu: demokracia është një vlerë çë mund të shuhet për pak mot, po pëstaj dhezet patjetër e ringjallet më e fortë se më parë.

Lazër Shantoja, çë ish në sintoni me politikën demokratic­he të Avni Rustenit, të Bajram Currit e me politikën e katolikut Luigj Gurakuqit, te gazeta “Liria shqiptare” shkruan një artikull me titull “Luigj Gurakuqi” ( Shih Vepra, cit. ff. 329- 331), ku vë në dritë elementet çë karaterizo­jin figurën e Luigj Gurakuqit:

Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet një epopè e madhnueshm­e e këputet per gjysë nji hymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!...

Gurakuqi âshtë nji dillë qi shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsië­nat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar… Me nji duresë e nji palodhësië shembullor­e shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori gjithmonë në lëvizje qi drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat… Gurakuqi ishte njeri me fuqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm presen

 ??  ?? Lazër Shantoja
Lazër Shantoja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania