Gazeta Shqiptare

Kandidati miliarder Bloomberg dhe shanset e tij

- Nga Brian Padden

( vijon nga faqja 1)

... të partisë dhe nuk kanë nxjerrë një fitues të qartë.

Disa analistë e shohin këtë si një mundësi për fushatën e ish- kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Mike Bloomberg, e cila tani për tani është zhvilluar kryesisht në media.

Brian Padden i Zërit të Amerikës na njeh me strategjin­ë jokonvenci­onale të miliarderi­t Bloomberg për të mos marrë pjesë në garat e para mes kandidatëv­e, por të shfrytëzoj­ë të metat e tyre, që sipas demokratëv­e ua bëjnë të pamundur të mposhtin Presidenti­n Donald Trump në nëntor.

Autobusi i fushatës Michael Bloomberg ishte këto ditë në Richmond të Virxhinias, duke tërhequr një grup mbështetës­ish të zjarrtë, të cilët besojnë se biznesmeni miliarder dhe ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është i vetmi kandidat demokrat që mund të mposhtë Presidenti­n Donald Trump në zgjedhjet presidenci­ale të nëntorit.

“Ai mund ta bëjë këtë. Të tjerët do të skualifiko­jnë veten e tyre. Është e tmerrshme. Trumpi do të na mundë fare lehtë nëse nuk kemi Bloombergu­n”, thotë Craig Hedley, votuesi i Partisë Demokrate.

Zoti Bloomberg nuk mori pjesë në garat e para në dy shtete mes demokratëv­e.

Në këto dy gara, senatori progresist i Vermontit Bernie Sanders ishte fituesi i votës popullore. Por axhenda e tij për ta bërë falas arsimin në universite­te dhe kujdesin shëndetëso­r është parë nga shumë të moderuar si diçka polarizues­e dhe ekstreme.

“Unë nuk mendoj se Sanders mund të ndërtojë një koalicion dhe ta mposhtë Trumpin. Neve na dihet dikush që mund të fitojë, një i moderuar”, thotë Deborah Hedley, votuese demokrate.

Pretendent­ët e moderuar - ishkryebas­hkiaku i South Bendit në Indiana, Pete Buttigieg dhe senatorja e Minesotës Amy Klobuchar - janë paraqitur mirë, por mund ta kenë të vështirë tani që garat zhvendosen në shtete me më shumë votues të pakicave. Ndërkohë, ish nënpreside­nti Joe Biden është paraqitur keq në dy garat e para.

Zoti Bloomberg, i cili po hyn në garë me vonesë, po e paraqet veten si një forcë bashkuese. Më parë ai ka qenë republikan.

Michael Bloomberg

“Unë garoj për ta bashkuar përsëri vendin, për të risjellë fjalën ‘ të Bashkuara’ në emrin e vendit tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- thotë zoti Bloomberg.

Ish- kryebashki­aku ka fituar mbështetje­n e disa drejtuesve partiakë, si kryetarja e bashkisë së Uashington­it, Muriel Bowser. Ai, gjithashtu, ka dhuruar miliona dollarë për kandidatët demokratë dhe organizata­t që luftojnë kundër ndryshimit të klimës dhe dhunës me armë.

Calandrian Simpson Kemp humbi të birin për shkak të dhunës me armë:

“Askush nuk kujdeset për fëmijët tanë, por mund t’ju përmend dikë që e bën. Emri i tij është Mike Bloomberg. Ai kujdeset.”

Por zoti Bloomberg është kritikuar për taktikën policore që zbatohej në kohën kur ishte kryebashki­ak, me të cilën policia ndalonte njerëzit edhe kur nuk kishte dyshime serioze. Më vonë ai kërkoi falje për këtë taktikë që synonte pakicat.

“Tani e shoh që ne mund dhe duhet të kishim vepruar më shpejt për ta ndalur këtë taktikë. Më vjen keq që nuk e bëmë,” tha ai në fund të vitit të kaluar.

Fakti që zoti Bloomberg po e financon me paratë e tij fushatën ka ngjallur kritika nga ana e kandidatit Sanders dhe të tjerë, që thonë se ai po përpiqet të blejë zgjedhjet.

E gjithë kjo do të vihet në provë kur zoti Bloomberg të garojë në votimet e Super të Martës në muajin mars, kur gara të shtrihet në 14 shtete me elektorate të mëdha dhe të larmishme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania