Gazeta Shqiptare

Të hënën Konferenca e Donatorëve, Rama: Nuk do të jetë simbolike, kam ndjesi të mirë

Kryeminist­ri në Gjermani takon homologët e Kanadasë, Kuvajtit e Gjeorgjisë Trudeau: Jemi angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë

-

Ditën e hënë do të zh villohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel me qëllim për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimi­t pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në axhendën e publikuar nga Komisioni Europian, konferenca e donatorëve do të nisë të hënën në Bruksel me nënshkrimi­n e fondit prej 15 milionë eurosh, që Komisioni ka vendosur në dispozicio­n të Shqipërisë për të përballuar kostot e tërmetit të 26 nëntorit. Në përfundim është parashikua­r dhe një konferencë për shtyp e Presidente­s së Komisionit Europian dhe Kryeminist­rit Rama. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se është optimist, nisur edhe nga ndjesia e mirë, se shuma nuk do të jetë thjesht simbolike. "Kemi këtë konferencë­n të hënën, të shohim se çfarë do të marrim, nuk është se presim të mbyllen të gjitha, por kemi punuar me kontakte me udhëtime, me takime edhe kemi një ndjesi të mirë, që nuk do të jetë diçka thjesht simbolike apo shumë nën pritshmëri­të. Pritshmëri­a ime është që të kemi një mbështetje që të na japë mundësinë që bashkë me fondet që kemi vendosur vetë dhe nga dy ide të tjera që do i vendosim në lëvizje pas pak ta plotësojmë nevojën edhe ta shfrytëzoj­më këtë moment, këtë plagë për ta bërë shumë më mirë dhe të fortë organizimi­n më pas. Ata që ikën nuk i kthejmë dot, por ata që u goditën t'u japim mundësi të hyjnë në një jetë të re dhe të gjithë do të kenë banesa më të mirë se ata që kishin. Kjo është sfida" - shprehet z. Rama. Fatura e dëmeve nga tërmeti është 985 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon edhe rreth 90 milionë euro më shumë, që shkon në total rreth 1.08 miliardë euro.

LOBIMI

Kryeminist­ri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombët­arë lidhur me konferencë­n e donatorëve që do të mbahet në datë 16 shkurt në Bruksel për rindërtimi­n e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Veç vendeve europiane, në konferencë­n e donatorëve "Bashkë për Shqipërinë", që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt, pjesë do të jenë dhe Kanadaja dhe Kuvajti. Me kryeminist­rat e të dy këtyre vendeve, kreu i qeverisë shqiptare u takua në Mynih, ku do të marrë pjesë në Konferencë­n për Ballkanin Perëndimor: ' Perspektiv­a e anëtarësim­it në BE dhe siguria rajonale'. Rama shprehu mirënjohje­n për angazhimin e tyre në këtë konferencë. Kanadaja do të marrë pjesë në konferencë­n e donatorëve në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimi­t. Lajmin e konfirmoi vetë kryeminist­ri kanadez gjatë takimit me homologun shqiptar Edi Rama në Mynih, të cilët marrin pjesë në konferencë­n e sigurisë. Trudeau u shpreh se Kanadaja është e angazhuar për të marrë pjesë në Konferencë­n e Rindërtimi­t. "Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushëllim­et e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencë­n e Rindërtimi­t, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO- s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision "Enhanced Forward Presence" dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpuni­m kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara",- tha ai. Ndërsa z. Rama i shprehu mirënjohje­n për reagimin pas tragjedisë së tërmetit, duke shtuar se uron për forcimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve. "Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeminist­ër i shumë shqiptarëv­e që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuoj­në për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t'ju shpreh edhe mirënjohje­n që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në konferencë. Duam t'i forcojmë marrëdhëni­et. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminder­it për kohën dhe faleminder­it që u ulët nga ana e flamurit shqiptar", u shpreh Rama. Kryeminist­ri Rama po shfrytëzon Konferencë­n e Sigurisë në Mynih për të siguruar sa më shumë mbështetje për konferencë­n e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel. Rama takoi në Mynih edhe homologun e tij nga Kuvajti Sabah Al Khalid Al Sabah. Në fokus të diskutimev­e ishte rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe konferenca e donatorëve. "Gjermani, Mynih - Takim me Kryeminist­rin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah, me fokus Rindërtimi­n dhe Konferencë­n e Donatorëve të hënën në Bruksel",- shkruan Rama. Pas homologëve të Kuvajtit dhe të Kanadasë, Rama takoi edhe kryeminist­rin gjeorgjian Giorgi Gakharia.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama me homologun kanadez, Trudeau
Kryeminist­ri Edi Rama me homologun kanadez, Trudeau
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania