Gazeta Shqiptare

Ministeria­li i NATO- s në Tiranë, SHBA: Krenar që jemi krah për krah

-

i beson Shqipërisë organizimi­n e Ministeria­lit të Mbrojtjes, duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabilitet­i në rajon. Kjo do të jetë hera e parë që një ministeria­l i mbrojtjes organizohe­t në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë. Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO- s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeria­li i Mbrojtjes, në Qershor të mbahet në Tiranë. "Vendimi i Aleancës për t'u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabilitet­i në rajon",- tha ministrja në përfundim të Ministeria­lit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt. Por, sipas ministres Xhaçka, "takimi i rëndësishë­m që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjës­i për tu përfaqësua­r sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësim­it tonë në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrj­e që krahas koordinimi­t mes të gjitha institucio­neve do të tregojë edhe seriozitet­in tonë për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë". Gjatë Ministeria­lit në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja është prioriteti numër një, ndërkohë që qeveria dhe taksapague­sit amerikanë janë mbështetës­it kryesorë të Forcave të Armatosura shqiptare. Ambasadorj­a Yuri Kim falënderoi ministren Xhaçka për udhëheqjen në Shqipëri dhe NATO. "SH. B. A. është krenar që i qëndron Shqipërisë krah për krah" shkruan ajo në Twitter.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania