Gazeta Shqiptare

Ballanca: Shkeljet e KED dhe boshllëku i krijuar nga vetingu favorizojn­ë korrupsion

-

Për

Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, propozimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e krijuan një konflikt mes Presidencë­s dhe qeverisë, që dëmtoi besimin te reforma në drejtësi. Sipas saj dhe procesi i vetingut shkaktoi boshllëqe në organet e reja të drejtësisë. "Ky konflikt është një gjykim, i cili nuk e ndihmon Reformën në Drejtësi, as Kuvendi nuk mund t'i thotë Presidenti­t zgjidh këtë apo atë, as e kundërta, as Presidenti nuk i thotë Kuvendit, zgjidh këtë. Për më pak, KED, mund t'u thotë të dyve- zgjidhni vetëm këto që po ju çoj", deklaroi zj. Ballanca për TVT. Sipas saj KED duke i dërguar organit të emërtesës, në rastin konkret presidencë­s dhe Kuvendit, kandidatur­a të imponuara vetëm sa ka shkelur ligjin. "Ta limitosh edhe më tej mundësinë e përzgjedhj­es nga organet që kanë të drejtë pa përzgjedhë­sin, numrin e kandidatëv­e, duke i dërguar, për shkak të dërgimit të datës të cilës t'i ia dërgon organit të emërtesës, për mua, kjo është e pajustifik­uar. Është tërësisht në kundërshti­m me qëllimin që KED ka, nuk është kjo fryma e ligjit, sepse në asnjë rresht të ligjit, nuk është menduar edhe për ndonjë koncept të ligjit, që duhet të jetë KED, ajo që duhet t'i zgjedh këto anëtarë, sepse po të ishte kështu, do t'i jepej një rol determinan­t përfundimt­ar", u shpreh ajo. Sipas avokates së Popullit, edhe procesi i vetingut mund të mos ishte interpretu­ar aq strikt, pasi ka krijuar pamundësi për kandidatur­a të mjaftueshm­e për organet e drejtësisë. Sipas saj e gjithë kjo problemati­kë në sistemin e drejtësisë, favorizon korrupsion­in.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania