Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, rezultojnë negative 6 rastet që janë ekzaminuar në Shqipëri

OBSH: Ofrojmë ndihmë teknike dhe mbështetje

-

Kanë

rezultuar negative ndaj koronaviru­sit, ekzaminime­t e 6 personave që kanë udhëtuar në Kinë, të cilët janë testuar nga laboratori i virologjis­ë në ISHP. Ndërkohë prej këtyre personave kanë rezultuar vetëm dy me grip. Mbështetur në survejancë­n e ngritur në pikat kufitare të të gjitha niveleve është kryer vlerësim i 180 shtetasve të cilët kanë hyrë në Shqipëri nga momenti i vendosjes në ALERT dhe kanë pasur histori udhëtimi me Kinën, nga të cilët vetëm 88 persona janë vlerësuar nga Aeroporti i Rinasit dhe asnjë nga këta udhëtarë

MBËSHTETJA NGA OBSH

"Zyra e OBSH do të japë mbështetje teknike për të gjitha vendet e Ballkanit dhe mbështetje sa u takon mjeteve mbrojtëse nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria ka ndërmarrë masa, të cilat ne si Zyrë e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së i mbështesim plotësisht, pavarësish­t se vendi juaj nuk ka asnjë rast të koronaviru­sit COVID- 19 dhe rreziku është i ulët", - tha Mengustu.

nuk ka paraqitur shenja klinike të koronaviru­sit të ri në momentin e vlerësimit në nivel kufitar. Ministria e Shëndetësi­së sqaron se Shqipëria ka kapacitete­t dhe është e përgatitur për një situate të mundshme të prekjes nga koronaviru­si i ri dhe kjo është vlerësuar edhe

në raportin e fundit mbi Indeksin Global të Sigurisë Shëndetëso­re i publikuar nga The Economist. Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetëso­re, ndër 195 vende të vlerësuara. Ndërsa sa i takon specifikav­e, si zbulimit të hershëm dhe reagimit të

shpejtë ndaj epidemive, në një situatë ku të gjitha vendet janë të angazhuara me masat për koronaviru­sin e ri, Shqipëria është renditur në vendin e 25 duke lënë pas vende si Austria, Kroacia, etj. Sakaq, drejtori i Programit të Emergjenca­ve Shëndetëso­re për Ballkanin, në OBSH, Abebayehu Mengustu mbështeti hapat e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vizitës së djeshme në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ndoqi nga afër masat e marra në nivelin e parë të shërbimit. "Zyra e OBSH do të japë mbështetje teknike për të gjitha vendet e Ballkanit dhe mbështetje sa i takon mjeteve mbrojtëse nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria ka ndërmarrë masa të cilat ne si Zyrë e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së i mbështesim plotësisht, pavarësish­t se vendi juaj nuk ka asnjë rast të koronaviru­sit COVID- 19 dhe rreziku është i ulët", tha Mengustu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania