Gazeta Shqiptare

Tragjedi në Ostren të Bulqizës, nëna dhe dy fëmijët gjenden pa jetë në banesë

Mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko- ligjore Mbijeton një nga vajzat e familjes Tola, policia: Dyshohet se u asfiksuan në gjumë nga gazi

-

Tragjedi në familjen To laj në fshatin Ostren të Bulqizës. Nëna 40vjeçare, Rajmonda bashkë me dy fëmijët, Rudinën 18 vjeçe dhe Fajtonin 14 vjeç, kanë humbur dje jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita 16 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e djeshme. "Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacio­n se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R. T., rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj ( vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola e gazit. Në gjendje të rëndë shëndetëso­re është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transporto­het për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarj­e dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes",- njoftoi zyrtarisht policia. Ndërkaq, mësohet se ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t'u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11: 30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj. Pas tentativav­e për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Doçi pohon se Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza tjetër kishte shenja jete dhe u transportu­a urgjentish­t në spitalin e Bulqizës ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjeku Shahin Kaja tha 16- vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pas ndihmës është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializu­ar. Gjithashtu, mësohet se nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi kryefamilj­ari Ylber Tola është emigrant në Greqi. E ndërsa, po hetohet për zbardhjen e plotë të tragjedisë së trefishtë të ndodhur në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë, po hetohet dhe në një pistë tjetër. Bëhet fjalë për helmim nga ushqimi, pasi mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ndodhej në ambientet e jashtme të banesës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura. Trupat e pajetë të Rajmonda, Fatjon e Rudina Tolajt u dërguan në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës për t'iu nënshtruar ekspertizë­s mjekoligjo­re, e cila do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes së tyre.

 ??  ?? Banesa e familjes Tola, ku ndodhi tragjedia
Banesa e familjes Tola, ku ndodhi tragjedia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania