Gazeta Shqiptare

' Anti- KÇK' "shënjestro­n" dy të "fortët" e Elbasanit, të dënuar për trafik droge në Angli

Klaus Matishi, i dënuar si kreu i bandës që trafikoi kokainë me vlerë 60 mln euro Emiljano Shega u arrestua 10 vite më parë, fshehu 10 milionë paund lëndë narkotike nën qilim

-

Dy subjekte të tjera të paketës ' anti- KÇK' janë deklaruar dje nga OFL. Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazhe­ve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikës­h në Angli. Bëhet fjalë për shtetasit Klaus Matishi ( Klodian Çopja) dhe Emiljan Shega, të dy nga Elbasanit dhe të dy ish- të dënuar. Këta dy persona kanë 48 orë kohë të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Mësohet se Klodjan Çopja, të cilit të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg, pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t'u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa, Emiljan Shega është arrestuar 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilim, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoritete­t britanike.

NJOFTIMI I OFL- SË

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivis­ht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpuni­m me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklar­im të pasurisë, shtetasve: K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike dhe E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së, të cilat do t'i dërgohen SPAKut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFLsë, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimi­t në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacio

 ??  ?? Emiljano Shega
Emiljano Shega
 ??  ?? Klaus Matishi
Klaus Matishi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania