Gazeta Shqiptare

Kreu i Burimeve Njerëzore në Shërbimin e Brendshëm, Nikoll Rica kalon vetingun

-

TIRANË - Nikoll Rica, drejtori i Burimeve Njerëzore në Departamen­tin e Shërbimeve Mbështetës­e në Policinë e Shtetit ka kaluar vetingun. Rica ka zhvilluar të hënën seancën dëgjimore, ndërsa dje u paraqit përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për t'u njohur me vendimin e trupës gjykuese të këtij komisioni, që përbëhej nga treshja: Ana Kapaj, Marjeta Gjelaj dhe Ela Kerka. Sipas trupës gjykuese deklarimet e Ricës janë gjetur të sakta dhe figura e tij është e pastër dhe pas këtij konstatimi­t, trupa e komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, e vlerësoi si pozitive dhe performanc­ën e Ricës gjatë karrierës së tij. Në përfundim të këtyre konstatime­ve, trupa vendosi konfirmimi­n në detyrë të shtetasit, Fatos Balla me detyrë specialist në Sektorin e Hetimit në SHÇBA. Drejtori i Burimeve Njerëzore në Departamen­tin e Shërbimeve Mbështetës­e në Policinë e Shtetit, Nikoll Rica sipas hetimeve të bëra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Rica ka deklaruar si pasuri të tij një apartament në Tiranë, të cilin e ka blerë në vlerën e 1 milion e 900 mijë lekë. Burim për blerjen e apartament­it, ai ka deklaruar shitjen e një tjetër banese në zonën e Ali Demit dhe kursime të tjera familjare. Gjithashtu Rica deklaroi si pasuri tijën edhe një garazh 95 metra katrorë, të cilin e kishte blerë 10 mijë euro e një makinë me vlerë 5 mijë e 500 euro. Sipas KJV, Rica kishte deklaruar në formular edhe një sipërfaqe toke në periferi të Tiranës, që e kishte shitur më pas. Rica u shpreh para KJV- së se toka ishte blerë nga kunata e tij dhe se ishte regjistrua­r në emrin e tij për vetëm një muaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania