Gazeta Shqiptare

Lleshaj nga Vlora: Njësia e re Antikorrup­sion do të adresojë krimin ekonomik dhe korrupsion­in

-

VLORË - Situata e sigurisë dhe rendit, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistiki­sht është më e mira se sa të gjitha vitet që kemi kaluar. Kështu deklaroi dje në Vlorë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një komunikim me gazetarët pas takimit të zhvilluar me strukturat e Policisë së Vlorës. Ai pohoi ngritjen e një tjetër Njësie Antikorrup­sion, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsion­in. Është folur për ngritjen e një tjetër Njësie Antikorrup­sion. Por për t'u formalizua­r ajo, kryeminist­ri Rama është shprehur se do të konsultohe­t me ekspertë ndërkombët­arë, veçanërish­t me ata izraelitë. Çfarë do të jetë kjo Njësi e re, ndryshe nga të tjerat që janë krijuar deri tani dhe kur pritet të formalizoh­et?

Njësia është në krijim e sipër, nuk mund të them sesi do të jetë trajta përfundimt­are e saj, por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsion­in, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot.

Cili do të jetë ndryshimi nga ' anti- KÇK'- ja e të tjera? A nuk duket se do të jenë në një vijë lineare të tëra?

Kur të formalizoh­et do të dini detajet.

' Anti- KÇK'- ja, a do të shtrihet edhe në Vlorë, dmth a ka indicie?

Lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografik­e, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Si është situata në Vlorë, e rendit, qetësisë, kriminalit­etit?

Atë besoj e dini ju më mirë se unë.

Flitet për një situatë më të mirë gjatë vitit që lamë pas, por statistiki­sht situata nuk është më e mirë sesa vitet e kaluara?

Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistiki­sht është më e mirë, sesa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundraz­i ne synojmë të shtojmë intensitet­in e punës së Policisë dhe strukturav­e të tjera për ta përmirësua­r më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë.

Thatë se do të ketë një forcim të pozitave të Policisë duke hequr disa kompetenca, të cilat deri tani kanë qenë kontrollim­i i territorit apo asgjësimi i lëndëve narkotike. Është ky, le të themi,

një pozicion më i volitshëm për Policinë e Shtetit për të bërë detyrën?

Ne sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e Policisë është mbështetje për qytetarët. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Policinë në mënyrë që ajo t'i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë.

Në disa nga emrat e prekur nga "Operacioni Forca e Ligjit" ka dhe vendim të Gjykatave për sekuestrim pasurie. A nuk duhet pritur vendimi i gjykatave, pa u vepruar nga "Operacioni Forca e Ligjit"?

Ligji i parashikon këto situata. Ligji nuk konkurron, nuk krijon situata konkurrues­e midis procedurav­e të ndryshme. Nëse ka procedura që po zhvillohen ndërkohë nga gjykata, ligji nuk vepron. Faleminder­it!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania