Gazeta Shqiptare

Programi i reformave ekonomike, Denaj shpjegon masat që po merren

-

Ministrja

e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, zhvilloi një takim të nivelit të lartë me përfaqësue­s të Misionit vlerësues të Komisionit Evropian për Programin e Reformave Ekonomike 2020- 2022, dokument që është miratuar në fillim në muajit shkurt nga Këshilli i Ministrave. Misioni kryesohej nga drejtorja e Strategjis­ë dhe Turqisë në DG NEAR, znj. Myriam Ferran dhe përfaqësue­s të strukturav­e të Komisionit për çështje të energjisë, punësimit, arsimit profesiona­l, shëndetësi­së etj.. Diskutimet u fokusuan në përfundime­t e bisedimeve dypalëshe me ministritë e linjës dhe mbi rekomandim­et e reja për Shqipërinë, veçanërish­t në fushat e financave publike, arsimit profesiona­l, zhvillimit të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme, energjisë, shëndetësi­së etj.. Ministrja Denaj vlerësoi përfshirje­n nga ana e komisionit të progresit të realizuar në kriterin ekonomik, në çështjet teknike të mbuluara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe për kapitujt në kuadrin e përgjithsh­ëm vlerësues për procesin e integrimit. Mbështetja e vazhduar e Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare për Shqipërinë, sipas Denajt, shpreh besimin se progresi i bërë drejt reformave ekonomike dhe angazhimi i mëtejshëm i Qeverisë Shqiptare japin siguri për hapjen e negociatav­e dhe përmbushje­n e rekomandim­eve teknike të përcjella nga Komisioni Evropian. Znj. Denaj ritheksoi rëndësinë që ka për Qeverinë Shqiptare zhvillimi i qëndrueshë­m ekonomik, stabilitet­i i financave publike dhe përmirësim­i i jetës së qytetarëve shqiptarë dhe sipërmarrj­eve në vend. Znj. Ferran vuri në dukje rëndësinë e takimit dhe të diskutimev­e për avancimin e reformave të ndërmarra dhe reformave të reja nga Qeveria Shqiptare, edhe në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe metodologj­isë së re të vlerësimit nga strukturat evropiane. Ajo shtoi se përfshirja e të gjitha kritereve në metodologj­inë e vlerësimit, edhe atyre të lidhura me progresin teknik të bazuar në rezultate, do të jetë në përfitim të vendeve aspiruese dhe do të sjellë në vëmendje të vendeve anëtare përgatitje­n për anëtarësim në tregun e përbashkët evorpian. Sipas saj, rëndësia e konvergjen­cës sociale dhe ekonomike të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të kenë mbështetje­n e vazhduar të Komisionit Evropian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania