Gazeta Shqiptare

Emërohen dy zëvendësmi­nistret e reja në Ministrinë e Ekonomisë

-

mosi zgjatjen e licencës për shfrytëzim­in e zonës për kompaninë "Albania Duty Free Distributi­on", ndërkohë që kompania koncesiona­re e aeroportit ia kishte refuzuar zgjatjen e licencës kompanisë. Një muaj më parë zëvendësmi­nistri tjetër Erjon Luçi u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila ka nën varësi shumë institucio­ne dhe mbulon disa fusha të rëndësishm­e të ekonomisë, financave dhe tregut të punës, u fuqizua shumë në mandatin e dytë të qeverisë "Rama" pasi bashkoi dy- tri ministri nën drejtimin e ish- ministrit Ahmetaj. I pari që u dorëhoq nga pozicioni dhe më pas u shkarkua nga qeveria ishte Erjon Luçi, që është është një nga drejtuesit e lartë më jetëgjatë të Financave, i cili e mori detyrën që në vitin 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet dhe në krye të financave u vu Shkëlqim Cani. Ditët e fundit dha dorëheqjen edhe Elton Haxhi duke mos bërë me dije arsyet. Kjo tërheqje e tij lidhet me konfliktin për zonën "Duty Free" në doganën e Rinasit dhe ambientet e aeroportit të Tiranës, pasi u njoftua një ditë pasi Ministria e Financave humbi gjyqin për anulimin e autorizimi­t, që i kishte dhënë në gusht 2019 "Albanian Duty Free Distributi­on" ( ADFD). Kishte qenë pikërisht zv. ministri Haxhi, që në mungesë të ministres i kishte dhënë autorizimi­n "Albanian Duty Free Distributi­on" ( ADFD) ndërkohë që kompania amerikane "Internatio­nal Cruise Duty Free" ( ICDF) pas një tenderi të hapur nga Tirana Internatio­nal Airport në nëntor 2018, pasi dha ofertën më të mirë financiare, fitoi të drejtën për menaxhimin e hapësirës "Duty Free" në aeroport për 5 vitet e ardhshme. Konflikti është zhvendosur në Gjykatën e Apelit Administra­tiv dhe është guri i provës për qeverinë shqiptare lidhur me përmirësim­in e klimës për biznes për investitor­ët e huaj dhe ka marrë interesin e veçantë të ambasadës së SHBA në Tiranë dhe ambasadore­s së re përballë peripecive administra­tive të doganave, Ministrisë së Financave dhe gjykatave shqiptare që ua kalojnë përgjegjës­itë njëra- tjetrës apo Kodit Doganor me shprehjen simbol të gjykatësit, "kur të lexoni vendimin do kuptoni, ku fle lepuri" .

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania