Gazeta Shqiptare

Rivlerësim­i, formula për llogaritje­n e taksës për shtëpitë dhe tokat

Pronat në proces legalizimi, për llogaritje­n taksës do të konsideroh­et data e aplikimit për regjistrim në ASHK "Amnistia", përfitojnë rreth 40 mijë ndërtime, ja si të aplikoni

-

Qeveria publikon for mulën për llog aritjen e taksës që do të paguajnë qytetarët për rivlerësim­in e pasurive. Sipas vendimit, individi mund të zgjedhë vullnetari­sht nëse rivlerësim­in e pasurisë do ta bëjë ASHK- ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive i licencuar nga institucio­net përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësim­i, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësim­it ( 3% e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit. Si moment për llogaritje­n e bazës së tatueshme për pasuritë, të cilat janë në proces regjistrim­i, do të konsideroh­et data e aplikimit për regjistrim në ASHK.

APLIKIMI

Në rast se individi ka aplikuar apo do të aplikojë, brenda datës 30.9.2020, për të regjistrua­r më shumë se një pasuri të paluajtshm­e dhe do të bëjë rivlerësim­in e secilës prej tyre, procedura e rivlerësim­it është individual­e për secilën prej këtyre pasurive. Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­in e pasurisë ta bëjë drejtoria vendore e ASHK- së, kjo do të bëhet me çmimet referuese të përcaktuar­a në aktet nënligjore në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësim­it të pasurisë në proces regjistrim­i dhe sipas përcaktime­ve të udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018, "Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshm­e". Sipas vendimit, nëse pasuria në proces regjistrim­i nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësim­it, sipas çmimeve referuese në përputhje me aktin nënligjor në fuqi, dhe vlerës së zbritshme. Në këtë rast, si vlerë e zbritshme për ndërtesat do të merret vlera e kostos së shfrytëzim­it për metër katror e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi ( udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave), në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshm­e. Ndërkohë, si vlerë e zbritshme për tokën do të merret vlera sipas çmimeve të hartës së vlerave në fuqi, korrektuar me indeksin e inflacioni­t, sipas udhëzimit nr. 29, datë 30.7.2018, "Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshm­e". Nëse pasuria në proces regjistrim­i ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së rivlerësim­it, llogaritur me çmimet referuese sipas aktit nënligjor në fuqi, dhe vlerës së pasurisë së pasqyruar në aktin përkatës të fitimit të pronësisë që evidenton pasurinë e paluajtshm­e. Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­in e pasurisë ta bëjë një ekspert i licencuar, kur: Pasuria në proces regjistrim­i nuk ka të përcaktuar vlerë në aktin e fitimit të pronësisë, atëherë baza e tatueshme llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit nga vlerësuesi ( eksperti), me vlerën sipas kostos së shfrytëzim­it për metër katror, e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi

1.

2.

3.

4.

"AMNISTIA", KUSH PËRFITON

Të gjithë individët dhe personat juridikë, të cilët kanë në proces regjistrim­i pasuri të paluajtshm­e ( tokë dhe/ ose ndërtesë) pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ( në vijim, ASHK), përshirë edhe lejet e legalizimi­t, sipas ligjit nr. 111/ 2018, "Për kadastrën", apo do të aplikojnë për regjistrim­in e tyre brenda datës 30.9.2020, kanë të drejtë që, brenda këtij afati, të bëjnë rivlerësim­in e kësaj pasurie me vlerën e tregut, sipas ligjit nr. 90/ 2019, "Për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e".

Individi mund të zgjedhë vullnetari­sht nëse rivlerësim­in e pasurisë do ta bëjë ASHK- ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive i licencuar nga institucio­net përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësim­i, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshm­e, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësim­it ( 3 ( tre) % e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit.

Në rast se individi ka aplikuar apo do të aplikojë, brenda datës 30.9.2020, për të regjistrua­r më shumë se një pasuri të paluajtshm­e dhe do të bëjë rivlerësim­in e secilës prej tyre, procedura e rivlerësim­it është individual­e për secilën prej këtyre pasurive.

ASHK- ja vijon me trajtimin e aplikimit për rivlerësim­in e pasurisë në proces regjistrim­i dhe llogaritje­n e tatimit 3%, nëse dokumentac­ioni i paraqitur për regjistrim­in e pasurisë në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e është në përputhje me ligjin nr. 111/ 2018, "Për kadastrën".

( udhëzimi përkatës i Këshillit të Ministrave) në momentin e aplikimit për regjistrim të pasurisë së paluajtshm­e.

APLIKIMI NË SPORTEL

Përjashtim­isht, në rastet kur është e pamundur të administro­het aplikimi nëpërmjet portalit qeveritar "e- Albania", aplikimi kryhet pranë zyrës pritëse ( sportelit) në drejtorinë/ zyrën vendore kompetente, ku është në proces regjistrim­i i pasurisë, duke paraqitur "Kërkesën për rivlerësim", sipas formularit, shtojca nr. 1, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrim­in e rivlerësim­it, individi duhet të aplikojë edhe për shërbimin

e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshm­e ose të vërtetimit ( për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrim­it fillestar). Sipas vendimit, individi apo përfaqësue­si i tij me prokurë në çdo rast paraqitet me dokument identifiki­mi pranë zyrës pritëse të ASHK- së. Ai pajiset me dy kopje të paplotësua­ra të formularit "Kërkesë për rivlerësim" nga punonjësi përgjegjës. Individi apo përfaqësue­si i tij me prokurë plotëson dy pikat e para të formularit. Të dhënat e plotësuara në formular dhe në dokumentac­ionin bashkëlidh­ur ( kopje të dokumentit të pronësisë) verifikohe­n sipas përcaktime­ve të pikës 10, të kreut III, të këtij vendimi.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania