Gazeta Shqiptare

Reformat dhe për Brukselin, Parisin, Berlinin...

-

dhe për faj të saj, pushtet vendor monopartia­k dhe plot mungesa të tjera që i bëjnë të pazbatuesh­me këto reforma pa ndihmën dhe mbikqyrjen e huaj.

Veç kësaj, pa ndihmën dhe konsulencë­n e huaj, këto reforma kanë të ngjarë të bëhen vetëm ose kryesisht sipas " midesë dhe humorit" politik të brendshëm të çastit e nuk do të na shpinin gjëkundi; për shkak dhe të sëmundjes tonë të vjetër epidemike të moszbatimi­t të reformave në praktikë me " bishta dhe yçkëla" për të cilat politikanë­t tanë janë "mjeshtra". Kur nuk na mungojnë as përvoja dhe as profesioni­stët; por këto të fundit sa herë që nuk u pëlqen politikanë­ve nxirren " jashtë loje" ose dhe me "karton të kuq".

Faktor tjetër madhor për ndërhyjen e ndërkombët­arëve në reformat tona është mungesa e dukshme e besueshmër­isë së tyre publike për shkak të "zullumeve " të shumta politike në 30 vitet e fundit. Këtë pabesueshm­ëri të madhe, me apo pa të drejtë, e sheh dhe te komunikimi publik i Kryeminist­rit me qytetarët në rrjetet sociale; madje tanimë kjo mungesë beueshmëri­e vërehet deri në një farë mase dhe ndaj ndërkombët­arëve; të cilët do thënë se janë të detyruar t'i shkojnë qeverisë "pas avazit" vetëm e vetëm që të realizohen këto reforma, duke qenë se dhe opozita nuk po e gjen ende vendin e vet.

Për pasojë, asnjë reformë nuk ka shans të zerë vend pa kaluar në filtrat e Brukselit, Uashington­it, Parisit, Berlinit, etj. Vetëm kështu do të jemi në gjendje të ecim në një hap me ta dhe të ngushtojmë dallimet e mëdha në shumë fusha. Sepse kur bëhesh pjesë e një klubi, aq më tepër politik, dhe ekonomik duhet të "luash dhe sipas muzikës" e tyre; ndryshe u shton problemet që ata kanë vetë. Plus imazhi i vendit, sepse pas çdo ligji apo reforme që ndërmarrim, përpara se të na japin mbështetje dhe fonde, natyrshëm shtrohet pyetja " Po Uashington­i, Brukseli, Strasburgu, çmendojnë?" Po me nëntë kushtet e Bundestagu­t a përputhen?

Gjithashtu, edhe reformat më të brendshme kërkojnë doemos afrimin dhe unifikimin e ligjeve dhe praktikave tona me ato të BE- së, madje këto të fundit kanë përparësi mbi tonat. Ndaj, janë ngritur drejtori të posaçme të përafrimit të legjislaci­onit në çdo dikaster dhe agjenci dhe në Kuvend; ky i fundit, do thënë se e ka marrë shumë seriozisht dhe po bën një punë vërtet të kualifikua­r dhe të lavdëruesh­me në këtë drejtim. Kësisoj, ligjet dhe reformat tona pastrohen dhe pasurohen me elementë të dobishëm evropianë, dhe pse mbeten tonat.

Ja pse pohimet e tipit se reformat i bëjmë për vehte..... janë pa vend e të paplota; po, ato mund t'i referohen vetëm një vendi e sistemi të mbyllur dhe të paintegrua­r, siç ishim përpara 30 vitesh. Me këtë rast sugjerojmë që qeveritarë­t tanë, duke filluar nga Kryeminist­ri të tregojnë kujdes dhe etikë më të madhe në përdorimin e gjuhës politike, sidomos me pârtnerët tanë, sepse " gjuha kocka s'ka por kocka thyen". Neve nuk na shkon gjuha e drunjtë, sulmuese dhe justifikue­se, duke transferua­r fajet dhe gjynahet te të tjerët; kështu, dhe Francën apo Holandën që e vonuan ama vetëm një vit çeljen e negociatav­e tona, t'i vlerësojmë si vende miq që na janë ndodhur pranë kurdoherë dhe pa kushte gatë 30 viteve të fundit, ashtu sikurse dhe vendet e tjera. Të mos luajmë as rolin e "viktimës" sepse janë politikat tona që na kanë vonuar shumë më tepër se Brukseli, Parisi, Haga dhe të tjerë. As të mos na gënjejë mendja se jemi qendra e botës, as tani që kemi kryesimin vjetor të radhës të OSBE- në; vërtet ë arritje diplomatik­e por më e madhe është përgjegjës­ia për ta çuar në fund me sukses.

Kjo gjuhë e moderuar pozitive, afirmuese, me vështrim nga e ardhmja do përdorur dhe në rastin e tanishëm të metodologj­isë së re të zgjerimit; me falenderim­e për Komisionin dhe për vendet antare, me qëndrim autokritik dhe mobilizues dhe me premtimin se do të bëjmë çmos për të justifikua­r çeljen e negociatav­e. Sepse reformat dhe gjithçka tjetër lidhur me to i bëjmë vërtet për vehten tonë, veçse detyrimish­t me ndihmën, konsulencë­n dhe oponencën dashamirës­e ndërkombët­are; vetëm kështu ato do të mishërojnë frymën, gërmat dhe vlerat EuroAtlant­ike dhe suksesi i tyre do të përshpejto­jë antarësimi­n tonë në BE.

Pastaj, vërtet "reformat i bëjmë për vete", por ama jemi dhe ne vetë që vazhdojmë të kërkojmë me zë të lartë ndihmën dhe ndërhyrjen e jashtme, jo një, por shumë herë dhe në mënyrë ciklike e jo vetëm pas fatkeqësiv­e natyrore, përmbytjev­e e tërmetit; por sepse dhe tani me 3 dekada demokraci jemi të parët për të prodhuar kriza dhe konflikte dhe të fundit në zgjidhjen e tyre. Mirëpo, veç vetes sonë, me këto kriza dhe reforma të mbetura në mes të rrugës, u kemi shkaktuar shumë "kokëçarje" dhe BE, SHBA- të dhe komuniteti­t ndërkombët­ar. Shihni, dhe tani së fundi, kur presim

dritën jeshile për negociatat, institucio­net tona me të larta drejtuese e kanë "përmbytur" Komisionin e famshëm të Venecies me më shumë kërkesa se çdo vend tjetër për interpreti­m dekretesh, ligjesh, shkarkimes­h, emërimesh dhe reformash të

brendshme, ndonëse i bëjmë për veten tonë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania