Gazeta Shqiptare

Paçka negociatav­e, Shqipëria dhe M. V do vuajnë

-

Kroacia që ka presidencë­n, me gjithë qëllimin e mirë që paraqet, nuk mund të duket shumë e besueshme kur mendon problemet e saj me Slloveninë, Bonjën dhe Serbinë. Ndaj, kjo tërheqje vëmendje më shumë i shkon politikanë­ve tanë. Tashmë është e qartë se çfarë honesh po i përballen Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo e fundit me acarimet politike, që duan ta kthejnë prej fillimi diskursin me emrin, përpos shumë gjërave të tjera të cilat mezi janë pranuar. Kurse, Shqipëria po humbet institucio­net e saj të pavarura nga presioni i madh politik dhe asistenca e dobët e Brukselit, që në fakt konfuzioni­n e ka shpalosur si moto në Shqipëri dhe MV. Nga ajo që kupton është se njerëzit e Brukselit në axhendat e tyre të fundit se kanë më aq me shumë seriozitet integrimin dhe zgjerimin e Ballkanit. Paradoksal­isht, zgjerimin e inkurajojn­ë personazhe të tipit Orban dhe madje e bërtasin, ndryshe nga zyrtarët e tjerë të Brukselit që janë në çdo moment të dyzuar. Vetëm se këtë dyzim shpesh e më shpesh po e përcjellin në Ballkan të tretët, ku ndikimi turk është frikshmëri­sht agresiv dhe cinik, pa mbetur pas ai kinez dhe rus. Ndryshe nga M. V., Shqipëria dhe Kosova, por jo më pak Bosnja, janë më të ekspozuar edhe për shkak të përbërjes demografik­e dhe lidhjeve shekullore me të.

Nga gjithë ky kaos, nga një metodologj­i evropiane zgjerimi, që tashmë të kontrollon dhe të kthen pas ose të penalizon, duket se po përfitojnë këta të ashtuquajt­ur të tretët, duke shfrytëzua­r dhe fatin. Shqipëria i detyrohet jo pak Turqisë pas tërmetit shkatërrim­tar dhe me hapat që ka ndërmarrë e ka treguar qartë se do të lëshojë pe tek ekstradime­t e ashtuquajt­ur kundërshta­rë të presidenti­t Erdogan, duke e vendosur vendin në një pozitë të vështirë me aleatët dhe angazhimet e saj.

Dhe, sikur të mos mjaftojë kjo tashmë nuk fshihet më dhe shikimi i këtij rajoni, shpesh e më shpesh si vend i qytetarëve të dorës së dytë që dinë të sjellin vetëm telashe. Kjo i ka dhënë krah populistëv­e dhe aventurier­ëve politikë, që me akrobacitë e tyre të kërkojnë pushtet, por edhe të prishin mjediset demokratik­e.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli më i mirë sesi kaosi i Brukselit dhe interesat politike po sjellin logjikë tjetër në narracion, e cila prek hapur të drejtat e njeriut e që na shitet si respekt për ligjin dhe shtetin e të drejtës. Brukseli, vërtetë, mund t'ia hapë udhën në javët në vazhdim negociatav­e për dy vendeve tona, por ka humbur realisht shpresën e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova po mbahet zvarrë për liberalizi­min e vizave me kushte të plotësuara kah herët. Njerëzit, tashmë, nuk ikin vetëm prej Ramës, Zaev etj., por edhe Brukselit, që me kushtet e reja në metodologj­inë e zgjerimit, nuk i plotësojnë gati 1/ 3 e vendeve që janë anëtare. Duket se drejtimi i BE- së me këtë liderë, që sajojnë kudo probleme, po shpërbën dhe vetë ëndrrën evropiane. ( Homo Albanicus)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania