Gazeta Shqiptare

Emanuel Egbo: Fiton ai që gabon më pak

Trajneri i bardhebubv­e është gati për suksesin tjetër, që do të ishte i dhjeti radhazi Sot në orën 17: 00, Tirana- Skënderbeu në "Air Albania Stadium"

- Jeton Selimi

Debutimin si trajner i parë të Tiranës do ta kishin zili të gjithë kolegët e tij. Por, Emanuel Egbo nuk lëviz nga pozicioni i modestisë dhe mban veten dhe skuadrën me këmbë në tokë. Pas nëntë fitoreve radhazi mes Superligës dhe Kupës, bardheblut­ë kthehen në fushën e lojës të shtunën për ndeshjen kundër

Skënderbeu­t. "Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtari­n

është e njëjta si kjo me Skënderbeu­n. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalis­ht. Çunat dhe ekipit janë gati që të japin 100%", ka thënë Egbo. Në dy përballjet e këtij sezoni, Tirana dhe Skënderbeu kanë ndarë nga një fitore. Por për trajnerin bardheblu, çdo sfidë është një histori më vete. "Ne gjithmonë shohim lojën tonë. Merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeu­n, kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalis­ht", vijon trajneri bardheblu. Faktori fushë dhe tabela e renditjes i japin të drejtën e favoritit Tiranës. Egbo nuk bën parashikim­e, por një ide se si do të jetë ndeshja e ka gjithsesi", është shprehur tekniku. "Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënoj. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur. Ai që bën më pak gabime, do marrë maksimumin e ndeshjes", përfundon trajneri Tiranës. Egbo la pushim të gjithë titullarët në ndeshjen e Kupës të luajtur në mesjavë, ndërsa ka të gjithë skuadrën në dispozicio­n për sfidën e së shtunës. Pavarësish­t kësaj, tekniku pritet të zbresë në fushën e "Air Albania" pa ndryshime në formacioni­n e tij fitues.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania