Gazeta Shqiptare

Njohja e patentave në Gjermani, Rama: Provimin e kaluam me sukses

Ministri gjerman i Transporte­ve: Të befasuar nga përparimi

-

Pas marrëveshj­es me Greqinë, Shqipëria ka nisur procedurat për njohjen e patentave edhe me Gjermaninë. Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi dje se pritet njohja e patentave të drejtimit të makinave në Gjermani. Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se aprovimi i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamente­ve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, ndaj duhet bërë durim. Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi pikërisht durim nga shqiptarët për procesin e njohjes së patentave, ndërsa shtoi se në Gjermani kanë vlerësuar përparimet e bëra në shërbimet digjitale. "Një lajm i mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani. Në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporte­ve, i cili më tha, citoj, "Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformi­met që keni kryer në Drejtorinë e Transporti­t Rrugor, përmes digjitaliz­imit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t'i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv", - u shpreh z. Rama. Kreu i qeverisë sqaroi se aprovimi i shumëpritu­r i njohjes së patentave shqiptare do të kërkojë pak kohë. Rama u shpreh besimplotë se ky problem do të marrë zgjidhje shumë shpejt. "Aprovimi i shumëpritu­r i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamente­ve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e Revolucion­it Digjital. Një bravo të

madhe ekipit drejtues të DPSHTRR që po e transformo­n çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsion­i legjendar, në një mekanizëm modern shtetëror në shërbim të qytetarëve", -

shprehet Kryeminist­ri Rama. Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshj­en me qeverinë greke për njohjen e lejeve të drejtimit. Greqia dhe Gjermania janë dy vende që

BISEDIMET

"Në Konferencë­n e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporte­ve, i cili më tha, citoj, "Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformi­met që keni kryer në Drejtorinë e Transporti­t Rrugor, përmes digjitaliz­imit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t'i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv", tha z. Rama.

kanë një numër të lartë emigrantës­h shqiptarë. Ndërkohë që në Itali, një tjetër vend ku ka më qindra mijë shqiptarë, patentat e lëshuar nga qeveria shqiptare njihen prej kohësh.

 ??  ?? Krerët e BE- së dhe Ballkanit Perëndimor takim informal dje në Bruksel për metodologj­ine e re për zgjerimin
Krerët e BE- së dhe Ballkanit Perëndimor takim informal dje në Bruksel për metodologj­ine e re për zgjerimin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania