Gazeta Shqiptare

' Nuk kaloi vetingun', PD: Rama emëron bashkëshor­ten e Denar Bibës në administra­të

-

PD

akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se po përdor standard të dyfishtë në lidhje me pastrimin e sistemin e drejtësisë nga të korruptuar­it. Në një deklaratë për mediat, ish- deputeti demokrat Klevis Balliu, tha se vendimi për t'i gjetur një punë në shtet bashkëshor­tes së nënkryetar­it të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun, është një nga rastet më flagrante të këtij standardi. "E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuar­it rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administra­tën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun. Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t'i gjetur një punë në shtet bashkëshor­tes së nënkryetar­it të KQZ, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun. Këshilltar­ja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkont­e dot pasuritë e saj dhe të shërbëtori­t të Ramës në KQZ. Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshor­ten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullato­r të Ujit. Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltar­es në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye",- tha z. Balliu. Sipas tij lufta kundër korrupsion­it në dorën e kryeminist­rit është vetëm propagandë. Ai nënvizoi faktin që kreu i qeverisë hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagu­t për hapjen e vërtetë të negociatav­e me Shqipërinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania