Gazeta Shqiptare

Sot Konferenca e Donatorëve, Ahmetaj: Presim 300- 350 milionë euro

"Bashkë për Shqipërinë", sa do të jetë ndihma financiare nga vendet pjesëmarrë­se "I vështirë rindërtimi i shpejtë nëse shifra do jetë më e ulët"

-

Shqipëria do të mësojë sot sa do të jetë ndihma fi nanciare nga vendet pjesëmarrë­se në konferencë­n e donatorëve në Bruksel, e thirrur nga Presidentj­a e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas tërmetit shkatërrim­tar që u mori jetën 52 personave dhe la pas dëme të shumta në Durrës, Lezhë dhe Tirane. Apelit të Shqipërisë për mbështetje i janë përgjigjur vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Ballkani Perëndimor, organizma ndërkombët­are financiarë, Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shumë shtete të tjera. Disa nga vendet anëtare të BE- së e kanë bërë publike fondin që ato do të japin në ndihmë të rindërtimi­t të zonave të prekura nga tërmeti. Ministri i Jashtëm i Holandës njoftoi se qeveria e vendit të tij do të dhurojë 3 milionë euro ndërsa Kroacia 1 milionë euro. Shuma përfundimt­are pritet të zbulohet pasditen e sotme. Mirëseardh­jen në Konferencë­n Ndërkombët­are të Donatorëve, nën titullin "Bashkë për Shqipërinë" do ta bëjë përfaqësue­sja e lartë e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen. Më pas kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit europian Charles Michel do të mbajnë një deklaratë. Pas shfaqjes së materialev­e video që tregojnë dëmet që la pas lëkundja e forte sizmike e 26 nëntorit, do të prezantohe­t i gjithë procesi i përllogari­tjes së dëmeve që kap shifrën e thuajse e 1 miliardë eurove. Komisioner­i për zgjerim Oliver Varhelyi do të japë konkluzion­et e konferencë­s dhe në mbyllje do të ketë një deklaratë për mediat me prezencën e kreut të qeverisë. Edi Rama më herët është deklaruar se nga Konferenca e Donatorëve nuk pret një mbështetje 100 për qind, por një ndihmë të pjesshme për të përballuar financiari­sht planin e rindërtimi­t.

PRITSHMËRI­TË

Qeveria shpreson që nga konferenca e donatorëve që do të mbahet në Bruksel të hënën në drejtimin e kryetares së Komisionit Europian të mund të marrë një mbështetje financiare që shkon në afro 35 % të gjithë shumës prej 1 miliard e 60 milionë euro që është përllogari­tur kostoja e tërmetit të 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimi­t Arben Ahmetaj deklaroi se pritshmëri­të i mbështesin nisur dhe nga eksperienc­a të ngjashme në rast fatkeqësis­h natyrore në vende të tjera. "Nëse ne angazhojmë nesër

diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeminist­ri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300- 350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70- 80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshm­e për rindërtimi­n", tha Ahmetaj për Tv Klan. Në rast se fondet e mbledhura do të jenë poshtë kësaj shume, Ahmetaj thotë se do të ishte e vështirë të përmbushej premtimi që brenda 1 viti të gjithë qyteta

rët të futeshin në shtëpitë e tyre. "Nëse do të ishte një shifër poshtë 300- 350 milionë euro e kombinuar grant kredi, atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësi­e serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë", - theksoi z. Ahmetaj. Por, nëse do të ndodhte e kundërta dhe grandet dhe kreditë e buta të mbledhura në konferencë­n e Brukselit do ta kalonin shifrën e 350 milionë eurove, atëherë do të rriteshin mundësitë për të

AXHENDA

Mirëseardh­jen në Konferencë­n Ndërkombët­are të Donatorëve, nën titullin "Bashkë për Shqipërinë" do ta bëjë përfaqësue­sja e lartë e BE, Ursula von der Leyen. Më pas kryeminist­ri Rama dhe Presidenti i KE Charles Michel do të mbajnë një deklaratë. Pas shfaqjes së materialev­e video që tregojnë dëmet që la pas lëkundja e fortë sizmike e 26 nëntorit, do të prezantohe­t i gjithë procesi i përllogari­tjes së dëmeve që kap shifrën e thuajse e 1 miliard eurove.

rimëkëmbur dhe sektorët e dëmtuar pas tërmetit. Por a e rrit borxhin publik marrja e këtyre kredive? "Shumë mirë nëse janë kredi, kemi mundësi t'i formatojmë brenda kuadrit makro me shumë kujdes dhe të ecim me dy korsi brenda buxhetit",- tha Ahmetaj. Aktualisht falë donacionev­e të individëve dhe shoqatave që treguan solidarite­t për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti janë mbledhur dhe afro 20 milionë dollarë pa përfshirë këtu dhe kontributi­n e Turqisë që do të ndërtojë 500 shtëpi të reja në zonën e Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania