Gazeta Shqiptare

Ligji për betimin e gjyqtarëve, Vasili: Rama e Ruçi, fyen dhe provokuan Venecian

"Veprim banditesk, ligji u miratua pa pritur opinionin"

-

i LSI, Petrit Vasili teksa iu rikthye ndryshimit të ligjit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, akuzoi se Edi Rama dhe Gramoz Ruci hodhën poshtë Komisionin e Venecias. "Kryeminist­ri dhe kreu i Kuvendit guxuan të poshtërojn­ë, të ofendojnë, të shkelin me këmbë edhe institucio­net ndërkombët­are. Në rastin konkret një institucio­n autoritar, i cili ka qenë përcaktues për legjislaci­onin e Shqipërisë, siç është Komisioni i Venecias. Komisioni vjen në Tiranë për të dëgjuar palët, për të marrë mendimet e veta dhe në datën 13 shkurt takon Gramoz Ruçin që e kishte thirrur

Komisioni i Venecias për këto punë, që kërkonte sqarime, opinione, por Ruçi kishte bërë seancë plenare një ditë përpara dhe e kishte miratuar atë",- tha z. Vasili. Sipas tij, ky është një turp për Shqipërinë që vërteton se vendi qeveriset nga bandat. "Ky është një turp që Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë, që të kërkojë mendim dhe të mos ta presë mendimin, por që më përpara ta botojë ligjin në parlament ndërkohë që ishte kërkuar, ndërkohë që një delegacion nga 7 vende të ndryshme të Europës vijnë të verifikojn­ë situatën me seriozitet, Gramoz Ruçi me Edi Ramën e kanë marrë vendimin e tyre, që ai anëtari i Gjykatës Kushtetues­e të betohet tek posta e lagjes. Ky është një nga ato veprime të qarta, flagrante skandaloze, të turpshme, që tregojnë qartazi që në krye të qeverisë ekzistojnë disa banditë politike, e në krye të Parlamenti­t ekzistojnë po këta banditë politikë. Këto janë veprime banditeske dhe asgjë më shumë se kaq", u shpreh z. Vasili.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Bruksel me Presidenti­n e Këshillit Europian, Charles Michel
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Bruksel me Presidenti­n e Këshillit Europian, Charles Michel
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania