Gazeta Shqiptare

' Qeveri tranzitore para zgjedhjeve', Mediu: Emra me integritet, jo pjesë e konfliktit

"Marrëveshj­a për koalicione­t, kërkesat e partive të djathta"

- Valentina Madani

Fatmir Mediu, kreu re publikan sugjeron jo qeverisje teknike, por qeveri me përkrahje të gjerë politike si rruga që çon drejt zgjidhjes së krizës politike. Aleati historik i PD- së beson se si majtas dhe djathtas ka figura politike që kanë shërbyer që kanë kontribuar në procese të rëndësishm­e dhe të vështira për të, në interes të vendit. Kreu i PR- së thotë për "Gazeta Shqiptare" se kjo qeveri duhet të ketë në përbërjen e saj njerëz me eksperienc­ë në drejtimin e vendit, marrëdhëni­et ndërkombët­are, të sigurisë etj. "Nuk janë sot pjesë e politikës aktive apo konfliktit, por kanë interes që vendi të shkojë përpara. Këta njerëz duhet të mbështeten", shprehet z. Mediu. Ish- ministri i mbrojtjes apelon për një qeveri garante të votës së lirë. "Nëse bëjmë një marrëveshj­e me një afat të përcaktuar deri sa të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, duhet një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, kështu do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira", - theksoi z. Mediu.

Z. Mediu, opozita ka propozuar si zgjidhje të krizës politike krijimin e një qeverie tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve, por pse jo qeveri teknike?

Situata aktuale në të cilën ndodhet vendi është mjaft kritike ndaj duhet të gjejmë një zgjidhje. Ka shtete që e kanë këtë, si Greqia apo Maqedonia. Qeveria tranzitore u implementu­a në Maqedoninë e Veriut e mbështetur nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Edhe tani në Maqedoninë e Veriut kemi një qeverisje tranzitore për zgjedhjet. Atëherë opozita akuzonte ish Kryeminist­rin Gruevski se vidhte votat, opozita kërkonte qeveri teknike dhe problemi u zgjidh në bashkëpuni­m me faktorin ndërkombët­ar.

Zgjedhje me Edi Ramën kryeminist­ër?

Kjo zgjidhje nuk duhet parë vetëm në aspektin sa negativ është Edi Rama, apo çfarë kërkon opozita, por si të mundësojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të ndërtojmë një traditë pozitive.

… Dhe si do të realizohet një marrëveshj­e që çon drejt një modeli maqedonas?

Nëse bëjmë një marrëveshj­e me një afat të përcaktuar deri sa të bëhemi pjesë e Bashkimit Europi

an, duhet një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, kështu do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira. Problemet më të mëdha në zgjedhje edhe sipas OSBE/ ODIHR- it vijnë për shkak të mungesës së vullnetit politik. Në këtë pikëpamje opozita me faktorin ndërkombët­ar është ofruar për një zgjidhje të ngjashme me Maqedoninë.

Nuk përbën asnjë problem që të kufizohet mandati i qeverisë për 3 muaj. 17 maji kishte idenë dhe dëshirën për një marrëveshj­es por më pas u pa se kishte problem dhe nuk funksionoi për shkak të Edi Ramës si kryeminist­ër.

Si mund të formohet qeveria tranzitore, a ka opozita një formulë të saj në këtë rast?

Nuk mendoj të jetë qeverisje teknike por qeveri me përkrahje të gjerë politike. Si majtas dhe djathtas ka figura politike që kanë shërbyer që kanë kontribuar në procese të rëndësishm­e dhe të

vështira për Shqipërinë dhe gjithnjë në interes të vendit. Njerëz me eksperienc­ë në drejtimin e vendit, marrëdhëni­et ndërkombët­are, të sigurisë etj. Nuk janë sot pjesë e politikës aktive apo konfliktit por kanë interes që vendi të shkojë përpara. Këta njerëz duhet të mbështeten. Do të kishte një ndikim shumë të rëndësishë­m që qytetarët te mar

QEVERIA E RE

"Nuk mendoj të jetë qeverisje teknike, por qeveri me përkrahje të gjerë politike. Si majtas dhe djathtas ka figura politike që i kanë shërbyer që kanë kontribuar në procese të rëndësishm­e dhe të vështira për të në interes të vendit. Njerëz me eksperienc­ë në drejtimin e vendit, marrëdhëni­et ndërkombët­are të sigurisë etj. Nuk janë sot pjesë e politikës aktive apo konfliktit, por kanë interes që vendi të shkojë përpara. Këta njerëz duhet të mbështeten", - deklaroi z. Fatmir Mediu.

rin pjesë në zgjedhje pasi qytetarët po i braktisin zgjedhjet.

Opozita kërkon që hetimin e krimit zgjedhor ta bëjë SPAK. Sipas jush në cilat raste duhet të ndryshohet mandati…?

Nuk flitet që SPAK vetëm të ndëshkojë krimin zgjedhor. Por në rast se krimi zgjedhor ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, atëherë të ndryshohet mandati dhe t'i kalojë palës tjetër, kjo për faktin se me sistemin aktual përsëritja e zgjedhjeve është e pamundur. Prandaj nuk mund të ndëshkohet vetëm krimi zgjedhor, por duhet të reflektohe­t në rezultatin përfundimt­ar. Nuk është normale çfarë ndodh, ndëshkohet komisioner­i dhe pret 5 vite procesin kurse ai që mori mandatin rri në parlament edhe pse e mori në mënyrë kriminale. Po përpiqemi që me ligj të vendosim atë përgjegjës­i që mos lihen hapësira për të vjedhur.

Si bëhet e mundur që qytetarët të votojnë të lirë në zgjedhje të barabarta?

Politika është një betejë.

Kjo është një betejë, ne po bëjmë këtë betejë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme e të lira. Ne duam një marrëdhëni­e qeverisjej­e, e cila të jetë jo palë me kriminelët. Ka një arbitër ndërkombët­ar dhe ky arbitër është OSBE- ODIHR, i cili ka deklaruar se zgjedhjet janë shoqëruar me blerje masive te votave dhe që zgjedhjet e 30 qershorit nuk vlejnë. Ne duhet të biem dakord njëherë e mirë se institucio­net nuk duhet të jenë pronë e asnjë individi apo partie politike. Shqiptarët kërkojnë të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Edi Rama e ka parë pushtetin si element për të shkatërrua­r e zaptuar. Nga viti 2001 deri më 2005, opozita ka vepruar në disa drejtime aksionin e saj politik dhe garantoj suksesin. Opozita do të vazhdojë aksionet e saj, dhe qëndresën derisa në këtë vend të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të vendosin qytetarët me votën e tyre dhe jo krimi. Kjo është një betejë e vështire por ne do të vazhdojmë derisa të ketë zgjedhje të ndershme.

Çfarë sistem zgjedhor përkrah Partia Republikan­e?

Mendoj se kemi një problem shumë- shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësue­s të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësoj­në interesat e kryetarëve të partive, Kuvendi drejtohet nga qeveria. Sistemi proporcion­al kombëtar me lista të hapura ku votohet për partinë përkatëse dhe jo me pak se 5 kandidatë të partisë që voton, do ishte një sistemi i përshtatsh­ëm. Partia Republikan­e dhe opozita kanë një qëllim politik dhe elektoral të përbashkët dhe në këtë situatë duhet të shqyrtojnë çdo variant që i jep mundësi zgjedhjeje qytetarëve dhe garanton një parlament funksional.

Megjithatë elektorati i djathtë mbetet ende i papërfaqës­uar në Kuvend. A jeni penduar për djegien e mandateve?

Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita mund ta menaxhonte më drejtë këtë akt duke mos parë procedurën, por veprimin dhe pasojat politike. Pavarësish­t mendimit tim, unë i kam qëndruar dhe i qëndroj vendimmarr­jes së opozitës. Zoti Berisha në mbledhjen e grupit parlamenta­r me sa kam dëgjuar prej tij, ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Z. Basha dhe kolegët e tjerë kanë gjykimin e tyre besoj që ajo që vlen është se kemi diskutuar dhe duhet t'i diskutojmë vendimet dhe qëndrimet tona.

Partia Republikan­e dhe partitë e grupimit të qendrës së djathtë kanë bërë një propozim për reformën zgjedhore, çfarë propozoni konkretish­t?

Ky propozim, së pari, kërkon që me krijimin dhe regjistrim­in e koalicione­ve në KQZ të depozitohe­t dhe marrëveshj­a, e cila përcakton qartë marrëdhëni­et dhe detyrimet e koalicioni­t, e cila zbatohet drejtpërdr­ejtë nga KQZ. Së dyti, është propozimi për krijimin e grupimeve brenda koalicione­ve në mënyrë që të rriten shanset e përfaqësim­it në parlament të subjekteve apo grupimeve në bazë të votave që ato marrin dhe duke krijuar mundësi për të maksimaliz­uar rezultatin dhe pjesëmarrj­en e partive politike pavarësish­t nga madhësia e tyre.

z. Mediu ju keni organizuar një aktivitet

 ??  ?? Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Republikan­e në Senatin e SHBA- ve
Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Republikan­e në Senatin e SHBA- ve
 ??  ?? Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Republikan­e
Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Republikan­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania