Gazeta Shqiptare

Anëtarësim­i, Basha: Frymëzim për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë

FRPD anëtarësoh­et në PPE, Këlliçi: Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje "Sa më shumë mundësi për ta, të rinjtë janë shpresa"

- Valentina Madani

FRPD zgjidhet anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane. Lideri i PD, Lulzim Basha përgëzoi FRPD- në për anëtarësim­in në bashkimin studentor në PPE. Sipas Bashës, kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që ëndërron të bëhet pjesë e rrjetit studentor evropian. "Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratik­e për anëtarësim­in me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Evropiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor evropian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullues­hme shqiptare!", shprehet z. Basha. FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS! Ky lajm u bë i ditur nga kreu i FRPD- së, Belind Këlliçi. Përmes një postimi në ' Facebook' Këlliçi pohon se tashmë ky forum është pjesë e familjes së madhe të EDS. Ai theksoi se nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen. "Sot ( dje) ishte një ditë shumë e rëndësishm­e për Forumin Rinor të Partisë Demokratik­e por dhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa. Është zyrtare tashmë: FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS! Falënderim­e pafund për miqtë tanë europianë! Falënderim­e të përzemërta për European Democrat Students, në mënyrë të veçantë për Kryetarin Carlo Angrisano, i cili që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në krye të

EDS, ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Falënderim­e pafund për ish- kryetarin Virgilio Falco, një mik i vyer i FRPD, i cili jo vetëm nisi procesin formal të anëtarësim­it tonë, por qëndroi krah nesh duke luftuar për një Shqipëri Europiane. Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbësh

tetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen brenda dhe jashtë vendit, studentët europianë, pjesë e familjes më të madhe politike që ka Europa. Te sjellim vlerat Europiane në Shqipëri dhe ta çojmë Shqipërinë në Europë është misioni dhe identiteti ynë. Mirënjohje për të gjithë të

DEKLARATA

"Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor evropian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullues­hme shqiptare!", shprehet z. Basha.

rinjtë, studentët, gjimnazist­ët, që punojnë çdo ditë për ta bërë realitet ëndrrën tonë europiane! Faleminder­it Besart Xhaferri dhe Imanuel Çaushaj për punën, lodhjen dhe kontributi­n tuaj në EDS. Pa punën tuaj dhe shpirtin e skuadrës, asgjë nuk do të ishte e mundur",shprehet z. Këllici.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PDd- së, Lulzim Basha me përfaqësue­sit e ish- pronarëve në Tiranë
Kryetari i PDd- së, Lulzim Basha me përfaqësue­sit e ish- pronarëve në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania