Gazeta Shqiptare

Pranga Astrit Thaçit, bëri kërdinë në markete e argjendari

Në 7 ditë kreu 8 grabitje, si ra në gjurmë hajduti serial Arrestohet dhe një e re, e ndihmonte të mos kapej

-

Arrestohet hajduti As trit Thaçi, presoni i cili plagosi Ramazan Terziun në Durrës teksa tentoi t'i vidhte banesën. Ai u prangos në Tiranë ndërsa brenda një jave arriti të bëjë 8 grabitje. Burime zyrtare nga policia thanë se Thaçi është person me precedent penal, ndërsa rezulton i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë. Po ashtu i riu akuzohet se në 7 ditë ka kryer 8 grabitje, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan. Ndërkohë policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuterit­ë e vjedhura e sende të tjera. "Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt, Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhj­es së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve. Mbi bazën e provave të grumbullua­ra Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacioni­t "Trajektorj­a", në bashkëpuni­m dhe në koordimin

me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operaciona­le në Departamen­tin e Policisë Kriminale bëri të

mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit: A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënu

ar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarj­e të narkotikëv­e dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.", thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedural­e do t'i referohen Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale "Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë", "Plagosja e rëndë me dashje", Vjedhja me dhunë" dhe "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania