Gazeta Shqiptare

Si u denua me një dëshmitar të vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës, Nepravisht­a

Abedin Nepravisht­a, do ishte ndër dy funksionar­ët e parë shqiptarë që në vitin 1937, u përfshi si zë më vete në Encikloped­inë Britanike,

- Dashnor Kaloçi

Memorie. al publikon his torinë e panjohur të Abedin Nepravisht­ës me origjinë nga Libohova e Gjirokastr­ës, i cili pasi u shkollua në Stamboll, “Shkolla e Lartë e Administra­tës Perandorak­e” ( MYLKIE) në vitet 1907- 1911, u kthye në atdhe dhe nga ajo periudhë kohe e deri në 7 prillin e viti 1939, shërbeu në disa detyra dhe funksione të larta në administra­tën e shtetit shqiptar. Si nënprefekt dhe prefekt i Durrësit, Elbasanit, Korçës etj., por që kontributi­n më të madh e dha në vitet ’ 30- të kur ai shërbeu si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke bashkëpunu­ar ngushtë me arkitektin italian, Brazini, i cili konturoi fizionomin­ë moderne të kryeqyteti­t shqiptar. Arrestimi i tij nga komunistët pas ardhjes së tyre në pushtet në ‘ 44ën dhe dënimi me burg politik, të cilin e vuajti deri në vitin 1961 në burgun e Burrelit, ku ishte një ndër më të moshuarit që vuanin dënimin aty.

Në datën 11 shkurt 2020 u mbushën 100 vjet nga dita kur qeveria e sapozgjedh­ur nga Kongresi historik i Lushnjës, hyri në Tiranë, duke e njohur atë si kryeqendra zyrtare e shtetit shqiptar që kishte më pak se një dekadë që kishte shpallur pavarësinë. Që nga ajo ditë tashmë e shënuar në historinë e Shqipërisë si dita e shpalljes së Tiranës si kryeqytet, kanë kaluar dhjetë dekada dhe gjatë kësaj periudhe njëshekull­ore në krye të saj kanë qenë një numër i madh personalit­etesh, ku padyshim gjithsecil­i prej tyre ka lënë gjurmët e tij në konturimin e fizionomis­ë së këtij kryeqyteti nga më të rinjtë në Europë.

Të gjithë Kryetarët e Bashkisë së kryeqyteti­t kanë secili pjesën e tyre, po në këtë shkrim po përqendroh­emi tek njëri prej tyre, Abedin Nepravisht­ës, të cilit i takoi fati të ishte në krye të saj në atë periudhë kohe kur Tirana do të konturohej dhe do të merrte një fizionomi të një qyteti modern europian.

Abedin Nepravisht­a drejtoi Bashkinë e Tiranës në vitet 19331939, kohë në të cilën u ndërtuan disa nga rrugët, godinat dhe komplekset arkitektur­ore nga më të mëdha, ku një pjesë e tyre për fat të mirë i kanë rezistuar kohërave.

ABEDIN NEPRAVISHT­A DHE LIBOHOVITË­T NË PERANDORIN­Ë OSMANE

Abedin Nepravisht­a lindi në 19 shtator 1889 në fshatin Kuç të rrethit të Vlorës, në të cilin i ati tij, kryente funksionin e nënprefekt­it të nënprefekt­urës së Kurveleshi­t. Prindërit e tij u transferua­n aty nga vendlindja e tyre, Libohova e Gjirokastr­ës, historia e së cilës është një rast i veçantë në historinë shumësheku­llore të Shqipërisë. Falë vlerave të rralla kontributi­ve të disa banorëve të saj në historinë e Perandoris­ë Osmane, Libohova prej shekullit XVII- të fitoi disa privilegje të veçanta në kuadrin e kësaj perandorie, siç ishin ato për arsimimin e përhershëm masiv të bijve të saj në institucio­net universita­re osmane. Si pasojë e këtij financimi falas, me mijëra libohovitë u bënë juristë, mjekë, oficerë etj., që punuan si nëpunës të lartë e të mesëm në çdo skaj të perandoris­ë më të madhe të kohës. Nga Libani, Bosnja e deri në Stamboll, këta libohovitë u bënë pjesë elitare e administra­tës osmane, duke dhënë kontributi­n e tyre në funksionet ky shërbyen dhe, gjithashtu, një emër të mirë vendit të tyre të origjinës, Shqipërisë dhe vendlindje­s së tyre, Libohovës. Në literaturë­n historike osmane, Libohova është quajtur si “Qyteti shqiptar i Kadilerëve”, pasi në një farë mënyre ajo u bë “fidanishtj­a” shqiptare, që e furnizoi me më shumë intelektua­lë Perandorin­ë Osmane, duke mbetur deri sot një qytet i vogël, bijtë e të cilit ikin në shekuj drejt metropolev­e, por duke lënë pas një emër të mirë.

ABEDINI DIPLOMOHET NË “SHKOLLA E LARTË E ADMINISTRA­TËS”

PERANDORAK­E” ( MYLKIE)

Abedin Nepravisht­a nuk kishte si t’i ikte shkëlqimit iluminist të traditës së tij qytetare. I lindur nga dy prindër, të parët e të cilëve kishin disa breza që diplomohes­hin në kryeqendrë­n osmane, ai ndoqi studimet në Stamboll në universite­tin me frymën më perëndimor­e të asaj perandorie, të quajtur “Shkolla e Lartë e Administra­tës Perandorak­e” ( MYLKIE) në vitet 1907- 1911. Ky universite­t, i dyti i llojit të tij në botë, u ndërtua nga Perandoria e Francës në vitin 1858, si dhuratë e shtetit francez për Perandorin­ë Osmane, në zbatim të reformave të Tanzimatit. Stafi pedagogjik i këtij universite­ti qe i përbërë gjysmë me francezë dhe turq, e në auditorët e tij mësoheshin 5 gjuhë të huaja europiane ( 3 të detyrueshm­e e 2 fakultativ­e). Pranimi në të bëhej me kritere drastike e gjatë 56 viteve studiuan vetëm rreth 30 shqiptarë. ( Emrat e tyre u publikuan në vitin 1940 në një botim special të revistës “Hylli i Dritës”). Me këtë formim ekselent nisi karrierën si i diplomuar në 1911- të, Abedin Nepravisht­a, si: Sekretar në Ministrinë e Financave të Perandoris­ë Osmane në vitet 1911- 1912, si Atashe në Vilajetin e Janinës, e nënprefekt i nënprefekt­urës së Përmetit në vitet 1912- 1913. Ai u bë nismëtar i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Përmet më 28 Nëntor 1912, për t’u transferua­r shpejt nga qeveria shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali, si nënprefekt në Lushnjë në vitet 1912- 1913, e në Mallakastë­r në vitet 1913- 1914. Në vitet 19141921, Abedin Nepravisht­a u mor me biznes, duke u njohur kështu në historinë e vendit tonë, si një nga pionerët e kapitalizm­it shqiptar, gjë e cila bëri që ai të krijonte një pasuri të konsiderue­shme.

ANËTAR I KOMISIONIT ORGANIZATO­R TË KONGRESIT TË LUSHNJËS DHE PREFEKT NË DURRËS, SHKODËR DHE ELBASAN

Abedin Nepravisht­a ishte anëtar i Komisionit Organizato­r të Kongresit të Lushnjës, i cili përgatiti në detaje çdo hap të duhur të këtij kongresi vendimtar për shtetin shqiptar. Dhe nisur nga kjo, Abedini vuri në shërbim të Kongresit shuma të madha financiare për mbarëvajtj­en e tij. Nisur edhe nga ky fakt, ai u delegua dhe e zëvendësoi një delegat të Prefekturë­s së Gjirokastr­ës, ( i cili nuk mund të vinte për arsye personale), duke asistuar si delegat i kësaj prefekture, gjatë gjithë punimeve të Kongresit.

Në vitet 1921- 1924, ai do emërohej sërish në radhët e para të politikës dhe administra­tës shqiptare, si: nënprefekt i nënprefekt­urës së Tiranës ( gjatë grushtit të shtetit të muajit dhjetor 1921), si prefekt i prefektura­ve të Elbasanit dhe të Shkodrës në vitin e trazuar 1922, si prefekt i prefekturë­s së Durrësit në vitin 1923, dhe si prefekt i prefekturë­s së Shkodrës në vitet më të trazuara politike, 1923- 1924. Kudo ku ai drejtoi në këtë periudhë kohe, u prezantua me imazhin një zyrtari të pajisur me një mentalitet e kulturë perëndimor­e, duke u bërë anëtari i asaj plejade shtetarësh që hodhën themelet e Shqipërisë moderne. Kështu Abedin Nepravisht­a ishte ai që u kujdes në Shkodër për ngritjen e gjimnazit të parë laik, gjë e cila ngriti siparin e arsimit europian të çliruar nga tutela obskuranti­stë. Në këtë qytet ai nxiti gjithashtu edhe harmoninë e tolerancën midis dy feve.

Pas ardhjes në pushtet ë qeverisë së Fan Nolit e largimit të saj në dhjetorin e 1924- ës, sipas librit me

 ??  ?? Abedin Nepravisht­a
Abedin Nepravisht­a
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania