Gazeta Shqiptare

Paratë që presim nga Brukseli

-

gjithë vitit. Këtë duhet ta kuptojmë mirë. Si dhe që jo çdo gjë do të përfundohe­t sot. Me donatorët duhet shumë durim. Duhet të informohen mirë dhe t’ju japim mundësinë edhe të thonë: “Kjo nuk më bind. Dua më shumë informacio­n. Ma jepni”. Vetëm durimi ynë pa kufi me ata që duan të na ndihmojnë, mund të na japë një dorë të mirë për më shumë fonde edhe ditës së sotme. Në rastin më të mirë të mundshëm, mund të mblidhen po aq fonde sa ka angazhuar Buxheti ynë i Shtetit në fillim të këtij viti. E rëndësishm­e, përveç thesit të mbushur me para, është e nesërmja e Konferencë­s. Banka Botërore, një strukturë që ndihmon çdo vend të botës në fatkeqësi natyrore, e thotë qartë.

Gjithshka varet se si fillohet puna me fondet e angazhuara. Aty donatorët testojnë seriozitet­in e qeverisë. Nëse do përballen me vonesat dhe papërgjegj­ësitë tona ekstreme, e kemi betejën të humbur. Sa më korrekt të sillemi me donatorët, aq më shpejt do t’i kemi paratë e domosdoshm­e të tyre për rindërtimi­n tonë. Dhe nëse fillojmë shpejt nga rindërtimi në përmasa të gjera, sapo të kemi marrë pohimin e fondeve të tyre, është rruga më e mirë për të shpëtuar ekonominë dhe të ardhmen tonë. Këtë e thotë edhe vetë Banka Botërore. Na ka parashikua­r me pakësim të rritjes ekonomike, për shkak të pasojave të termetit edhe këtë vit. Por po kjo bankë thekson me realizëm se, nëse rindërtimi dhe rimëkëmbja nisin shpejt, menjëherë pas kësaj Konference, shumë gjëra mund të shkojnë më mirë. Besimi i sipërmarrj­es, ngritja e kreditimit në nivele të kënaqshme, sikurse po përpiqet të nxisë banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë, besimi i qytetarëve për të mos parë të gjithë nga shanset për punësim në Gjermani, regëtima shprese më në fund dhe tek të rinjtë tanë. Të gjitha këto mund të forcohen dhe galvanizoh­en, nëse dimë të menaxhojmë si duhet fondet që donatorët do të na besojnë nga dita e sotme. Mund të rimëkëmbem­i shumë më shpejt nga sa na e thotë mendja, nëse kemi fillimin e mbarë me donatorët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania