Gazeta Shqiptare

Kampionët rilindin në Laç Bylisi frenon arratinë e Kukësit

Të kuqtë përmbysin kurbinasit me një super- Telushi. Në Ballsh, vendësit barazojnë në kohën shtesë Ngjitet kreu, Partizani ngjitet 5 pikë larg verilindor­ëve

-

parë nga Bitri, i cili rikthen kryeqyteta­sit në epërsi. Në pjesën e dytë i vë kapak sërish Telushi me një tjetër sfidën e fundjavës tjetër kundër Bylisit.

goditje dënimi prej manuali, duke lënë të habitur portierin Stazhilla dhe të gjithë lojtarët bardhezinj. Mbyllet 3- 1 në Kurbin, Partizani kthehet duarplot në kryeqytet dhe bëhet gati për

Pritej të ishte një nga sfidat më të luftuara të javës dhe ashtu rezultoi përballja mes Bylisit dhe Kukësit në "Adush Muça", aty ku miqtë kërkonin fitoren për t'u shkëputur në krye të renditjes, ndërsa vendasit kërkonin suksesin e parë për vitin 2020 në kampionat. Bylisi u përpoq të marrë kontrollin e lojës, duke luftuar fort për çdo top, por eksperienc­a e kuksianëve dallonte qartë, pasi ishin pikërisht djemtë e Shpëtim Duros, që shfaqeshin më rrezikshëm në zonën kundërshta­re. Pikërisht nëpërmjet një zbritjeje të shpejtë, ishte mbrojtësi i majtë Emiliano Musta, që pasi u shërbye mbi vijën e 16 metrave, lëshoi një gjuajtje të fortë, që u ndal vetëm nga rrjeta e portës së Hidit, me gardianin mallakastr­iot që nuk pati asnjë shans të reagonte. Pjesa e dytë ishte njësoj si e para me Bylisin më kërkues, por me Kukësin që shfrytëzon­te kundërsulm­et dhe krijoi një mori rastesh për të mbyllur ndeshjen, por pa ia dalë të mposhtë për herë të dytë Hidin. E pikërisht kur pritej vërshëllim­a finale e arbitrit kryesor të takimit, një shpërqendr­im në mbrojtje i kuksianëve, u kushtoi shtrenjtë atyre, pasi sulmuesi uruguaian Mozzone u tregua i saktë dhe shënoi golin e barazimit. Kukësi largohet kështu me një pikë nga Ballshi, rezultat që e mban në krye të renditjes me 42 pikë, një më tepër se Tirana ndjekëse, ndërsa mbetet në vendin e katërt me 33 pikë, 4 më pak se Partizani i vendit të tretë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania