Gazeta Shqiptare

Rama "kanos" Metën dhe opozitën: Të dënuar të përpëliten në zjarr

"Dëshpërim, lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit"

-

Kryeminist­ri Rama ka reaguar dje pas paralajmër­imit të presidenti­t Meta për zhvillimin e një tubimi më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutë­s. Pas akuzave të Partisë Demokratik­e dhe partive të tjera opozitare lidhur me ndihmat e mbledhura nga konferenca e donatorëve duke thënë se qeveria do të shpërdoroj­ë ndihmat e dhëna, kryeminist­ri Rama ka reaguar duke thënë se ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort.

Rama me anë të një shkrimi në Twitter shkruan se nuk duhet humbur koha me ta. Ndër të tjera kryeminist­ri shkruan se janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre. Sipas Ramës sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzua­n, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohe­n e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit.

Ky mesazh i Ramës vjen si një përgjigje edhe ndaj presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, i cili ka thirrur në protestë shqiptarët, më 2 mars, siç thotë ai, kundër qeverisë së krimit dhe grushtit të shtetit.

"Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s'u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar. Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzua­n, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohe­n e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Sh

INVESTIMET NE BELSH

Vazhdojnë edhe punimet për ujësjellës­in e ri të Belshit me anë të së cilit furnizimi me ujë të pijshëm nga vetëm 3 orë në 24 prej 50 vjetësh, tashmë do mbulojë Belshin me 24 orë, përmes një rrjeti modern dhe të standardev­e më të larta të infrastruk­turës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania