Gazeta Shqiptare

Bushati: Nuk ka zgjedhje të parakohshm­e

Deputeti i PS flet në "Kjo Javë" në "News 24": Opozita e ka lënë ëndrrën dhe ka bërë mirë "Qeveri tranzitore? Nuk i futemi një gjëje të tillë të papreceden­t"

-

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News 24 është shprehur se opozita e ka lënë ëndrrën për zgjedhje të parakohshm­e.

Prej kohësh opozita ka si kusht dhe kërkesë qeverinë tranzitore pa Ramën kryeminist­ër si dhe zgjedhjet e parakohshm­e, por Bushati shprehet i bindur se nuk ka për të pasur një të tillë.

"Është shumë konstrukti­ve që s'ka më zgjedhje të parakohshm­e. Opozita e ka lënë ëndrrën e zgjedhjeve të parakohshm­e. Ne nuk e kemi as në Kushtetutë as në ligj. Qeveritë bien vetëm në parlament. Në një rast të papreceden­të në 2017 ne e bëmë një gjë të tillë dhe dolën edhe më keq. Ne s'mund t'i futemi një gjëje të tillë që s'ka pasur as në botë, as në Shqipëri një vlerë të tillë.

Duke shkuar më pas edhe tek djegia e mandateve, ne s'mund t'ia falim këtë gjë pasi ne s'jemi babai i tyre ne jemi rivali i tyre.

E kuptoj hallin e zotit Basha që do të emocionojë demokratët e tij. I dua demokratët, i kemi miq apo krushqi. Opozita ka gjithë kohën të përgatitet për zgjedhje dhe kur vjen ndeshja nuk mund të thotë se po çaj topin dhe s'futem në lojë. Nëse janë gati le të futen në lojë dhe të fitojnë me një mënyrë që e mbështesin partnerët dhe SHBA",- thotë deputeti i PS, Bushati.

Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24 i është përgjigjur akuzave të opozitës për shifrën 1.15 miliardë euro që do të marrë Shqipëria nga donacionet, kreditë dhe programet e Konferencë­s së Donatorëve.

Ai thotë se ndërkombët­arët s'janë të çmendur që t'i japin një kryeminist­ri këtë shifër si dhe shprehet se i sfidon akuzuesit se kush qeveri ka marrë një formë ndihme të tillë, sa 10% e GDP- së së një vendi.

"Shumë pak e kanë quajtur. S'kam përgjigje fare, dhe jam mirënjohës ndaj atyre që na kanë besuar. Nëse opozitarët duan të kenë argumente për të mbajtur gjallë votuesit e tyre le të vijojnë. Shqipëria do të marrë një ftesë për në Europë. Dhe ata prap do të vijojnë të thonë dhe unë prap do të vij këtu te ju dhe do i përgjigjem.

Duhet të na bëjë ne që të vazhdojmë tek problemati­kat dhe jo tek gjërat pozitive.

Ata që thanë se nuk do të marrin asnjë lekë, nuk i jep njeri korrupsion­it etj. Nuk do të ketë asnjë qeveri, dhe cila qeveri ka marrë një nidhmë në raport 10% me GDP të

 ??  ?? Deputeti i PS, Ervin Bushati
Deputeti i PS, Ervin Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania