Gazeta Shqiptare

Projekti për Teatrin e ri Kombëtar, prokuroria rrëzon Partinë Demokratik­e për arkitektin danez

PD nuk "bindet" dhe anikimon vendimin, pritet vendimi i gjykatës "Nuk ka prova se Bjarke Ingels ka shkelur ligjin"

-

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar preten dimet e Partisë Demokratik­e se arkitekti danez Bjarke Ingels ka shkelur ligjin duke realizuar projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pa patur një marrëveshj­e me autoritete­t dhe duke qenë në dijeni të faktit se godina do të ngrihej në një zonë të mbrojtur. Në nëntor të vitit 2019, prokurori Saimir Hysa vendosi mosfillimi­n e procedimit penal, me argumentin se nuk ka element të veprës penale. Por, çështja përfundoi në gjykatë, përderisa Partia Demokratik­e e ankimoi vendimin e Akuzës, duke mos qenë dakord me të. Javët e ardhshme pritet që gjykata të kontrolloj­ë vendimin e prokuroris­ë dhe të vendosë për mbylljen finale të çështjes, apo ta kthejë dosjen për rihetim. Opozita e kallëzoi arkitektin e huaj për akuzën e korrupsion­it pasiv në sektorin privat, dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në dokument thuhet se arkitekti ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeminist­ri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Realizimi i projektit thuhet në kallëzim, ka filluar në vitin 2016, pa nënshkruar një marrëveshj­e me autoritete­t publike dhe zona ku ndodhet godina e teatrit konsideroh­ej zonë e mbrojtur. Në materialin kallëzues theksohet Ingels ka kryer vepër penale, për sa kohë ka pranuar të realizojë projektin e porositur nga autoritete­t, të cilët nuk kanë zbatuar asnjë procedurë për paraqitjen e saj, pa pasur asnjë shprehje interesi apo njoftim publik. Por të gjitha pretendime­t e opozitës janë rrëzuar nga prokurori Hysa, i cili thekson se pasi shqyrtoi kallëzimin, arrin në konkluzion­in se nuk ka bazë ligjore, për fillimin e procedimit penal. Kjo për faktin se punimet për ndërtimin e teatrit të ri nuk kanë nisur dhe për rrjedhojë nuk rezulton që subjekti i kallëzuar të ketë ofruar shërbime. Lidhur me kërkesën për vendosjen e sekuestros paraprake ndaj projektit, prokuroria thotë se: "Nuk është në objektin e punës së prokuroris­ë të gjykojë mbi vlefshmëri­në e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar".

VENDIMI I PROKURORIS­Ë

"Arsyetimi se arkitekti danez ofertën apo përfitimin e parregullt të marrë nga ' Fusha' sh. p. k. ja ka kaluar kryeminist­rit dhe kryetarit të bashkisë është në kuadrin e hamendësim­eve dhe e pambështet­ur në asnjë provë apo rrethanë serioze. Në rast se bëhet fjalë për vlerën e përfituar nga Bjarke Ingles si shpërblim për punën e kryer prej tij për realizimin e projektit, kjo nuk konsideroh­et si përfitim i paligjshëm, pasi është një e ardhur që buron nga një punë e kryer realisht dhe të një marrëveshj­e mes porositësi­t të projektit cilido qoftë ai dhe arkitektit. Kallëzuesi nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete apo indicie përveç deklaratav­e publike të bërë nga vetë personat që pretendon se ka kryer këtë vepër penale",- shkruhet në vendimin e prokuroris­ë së Tiranës.

 ??  ?? Arkitekti Danez Bjarke Ingels
Arkitekti Danez Bjarke Ingels
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania