Gazeta Shqiptare

Autoriteti Konkurrenc­ës: Po hetojmë “Bankers Petroleum” për shkeljet në rafinerinë e Ballshit

-

Pas

grevës së urisë së naftëtarëv­e të rafinerisë së Ballshit, Autoriteti i Konkurrenc­ës ka hapur një hetim ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”. Autoriteti i Konkurrenc­ës po heton kompaninë “Bankers Petroleum” për vendosjen e një konkurrenc­e të lire dhe efektive në treg. Autoriteti duhet të marrë masa kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrenc­ës. Dje naftëtarët e Ballshit ishin në ditën e gjashtë të grevës së urisë dhe si pasojë gjendja shëndetëso­re e tyre është rënduar së tepërmi. Ndërkohë, në një letër publike, administra­tori i “Tosk Energy” që menaxhon rafinerinë e Ballshit akuzoi kompaninë Bankers Petroleum se nuk i furnizonte mjaftueshë­m me naftë bruto duke bërë që të ndërprisni­n punën duke mos paguar njëkohësis­ht edhe punonjësit. Autoriteti i Konkurrenc­ës, bën me dije se është i përkushtua­r në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standardet ligjore të Bashkimit Europian. Komisioni i Konkurrenc­ës, me vendimin nr. 652, datë 10.10.2019 ka vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit te hetuar ndaj ndërmarrje­s Bankers Petroleum Albania Ltd në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto”. Në zbatim te ligjit nr. 9121/ 2003 “Për mbrojtjen e konkurrenc­ës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrenc­ës respekton procedurat ligjore sipas afave kohore të përcaktuar­a në të. Çdo procedurë hetimore i nënshtrohe­t këtyre afateve. Objekt i veprimtari­së së Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, nuk janë marrëdhëni­et kontraktor­e midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrenc­e të lire dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrenc­ës. Autoriteti i Konkurrenc­ës, bën me dije se është i përkushtua­r në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standardet ligjore të Bashkimit Europian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania