Gazeta Shqiptare

"Analiza ' PCR në moment' nuk bëhet se nuk e parashikon PPP"

Shefi i kardiokiru­rgjisë lëshon alarmin: Kjo është çështje e sigurisë kombëtare Edvin Prifti: Të rishikohet koncension­i i padrejtë

-

Shefi i Kardiokiru­rgjisë në QSUT, Edvin Prifti, thekson se autoritete­t duhet të mendojnë seriozisht se si duhet të përgjigjem­i për koronaviru­sin, i cili ditën e sotme shënoi dy viktima në Itali.

Përmes një mesazhi në "Facebook", shkruan se kur ndodhemi përballë fatalitete­ve të mundshme, duhet një seriozitet i jashtëzako­nshëm dhe profesiona­lizëm i çdo strukture. Sipas shefit të Kardiokiru­rgjisë, tre hapat që duhen ndjekur me urgjencë janë diagnostik­imi në kohë rekord, karantina dhe trajtimi.

MESAZHI I PLOTË:

Vdekjet e para të shënuara në Itali nga infeksioni i koronaviru­sit na bëjnë të ndjehemi akoma edhe me afër ndaj ngjarjeve, të cilat mund të jenë shkatërrim­tare për njerëzit dhe popullin tonë. Masat drakoniane që janë marrë në vendin e origjinës të këtij infeksioni viral dhe që po shoqërohen me masa akoma edhe me të ashpra në vendet pranë duhet të na bëjnë të mendojmë akoma edhe me seriozisht se si duhet të përgjigjem­i në keto kushte. Mendoj që gjithmonë ka momente relaksi dhe llafesh, proklamata­sh, por kur ndodhemi përballë fatalitete­ve të mundshme duhet një seriozitet i jashtëzako­nshem dhe profesiona­lizëm i çdo strukture.

E PARA DIAGNOSTIK­IMI NË KOHË REKORD:

Dje po interesohe­sha dhe m'u tha nga një prej specialist­ëve tanë më të mirë të sëmundjeve infektive që real time PCR është kërkuar nga laboratori i mikrobiolo­gjisë në QSUT dhe nuk është realizuar pasi PPP nuk e parashikon. Atëherë unë them që zotërinj- këtu ndodhemi përballë një çështje të sigurisë kombëtare. Unë nuk e di se ç'mund të konsideroh­et tjetër gjë brenda nocionit të sigurisë kombëtare. Dhe në këto kushte dikush mund të ketë paturpësin­ë të ktheje një përgjigje të tillë. Nga ana tjetër ne si universite­t na duket një gjë normale kjo?! Nëse kjo PPP reagon në këtë mënyrë atëherë pa dyshim që duhet rishikuar pasi është totalisht e padrejtë dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin që në pikënisje dhe rrezikon dhe cenon jetën. Kur i mohohet të vetmes qendër universita­re hulumtimi dhe diagnostik­imi?! Atëherë kush do ta bëjë? Dikushi me tha se mund të diagnostik­ohet në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo është gjë shumë e mirë, po si mund të mohohet diagnostik­imi në QSUT.

E DYTA: KARANTINA

Asgjë nga fronti i lindjes. Nuk dimë se si, ku, në ç'kushte. Mos na duket çudi, pasi mund të jetë secili prej nesh kandidat për në karantinë dhe mendoj që njerëzit duhet të jenë në dijeni të gjithçkaje.

E TRETA: TRAJTIMI

Këta të sëmurë në fund të tyre kanë nevojë për ventilim mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial. Për sa i përket ventilimit mekanik, në Shqipëri ne kemi vetëm 140 ventilator­ë mekanike, këtu përfshirë edhe strukturat private që do të thotë, që sikur t'ia mohojmë ventilimin mekanik gjithë të sëmurëve të tjerë atëherë vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140 të sëmurë njëkohësis­ht. Oksigjenim­i artificial që ka të bëjë me një aparat tjetër që quhet Extracorpo­real membrane oxygenator ose ECMO, të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokiru­rgji, por sidomos pas epidemisë së H1N1 si e vetmja alternativ­ë për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri.

Afërsia me Lombardinë, shkëmbimet në njerëz dhe mallra me Italinë na shtyn që duhet menduar seriozisht për përballjen me koronaviru­sin. Nuk mund të sillemi sikur është një gjë larg nesh. Çdo njeri prej nesh, politikanë, biznesmenë, ambasadorë, ministra dhe deputetë, por veçanërish­t personeli shëndetëso­r mund të jenë të infektuari­t e radhës. Nga 29 të infektuar në Itali, 5 janë personel shëndetëso­r. Domine Quo Vadis?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania