Gazeta Shqiptare

Vizita te Çabej

-

Mirëpo kjo përshtypje ilu zore merr përmasat e një tragji- komedie. Sipas Raportit vlerësues “Prof. Eqrem Çabej kishte në dispozicio­n edhe një apartament të mobiluar në plazhin e Durrësit, përveç vilës së tij në Tiranë”. Nuk del e qartë se kush ishte burimi i këtij informacio­ni. E vërteta është se Çabej jetonte në atë kohë në një apartament shumë modest tek Rruga e Dibrës në Tiranë. Të ishte ky një inskenim i përkryer i Tiranës, keqkuptim i vetë Malokit, apo keqinterpr­etim apo lajthitje e informator­it?

TIRANA JOSH MALOKIN

Raporti vlerësues i CIA- s na sjell edhe një bisedë midis Krist Malokit dhe Spiro Kolekës, udhëheqës i lartë komunist, gjatë vizitës së të parit në Shqipëri në vitin 1962. Në atë kohë, kur Shqipëria sapo ishte prishur me Moskën dhe ishte shkëputur nga “kampi socialist”, në rend të ditës shtrohej pyetja se nga do të anonte Shqipëria: kah Lindja apo kah Perëndimi? Prandaj edhe takimi Maloki - Koleka nuk mund të zhvishet nga rrethanat e veçanta të kohës. Me sa duket, Maloki duhet t’i kishte përmendur bashkëbise­duesit ndryshimet dhe përparimet që kishte vërejtur në Shqipëri. Kjo mund t’i kishte dhënë shkas Kolekës për ta pyetur Malokin se çfarë mendonte për ekonominë shqiptare. Si gjithnjë, Maloki e dha mendimin e vet haptaz dhe drejtpërdr­ejt, çka ishte në karakterin e vet. Sipas tij, “Shqipëria nuk mund të jetonte me prodhimet e veta sepse ishte vend malor”. logu më tej shkoi si vijon:

Ne po hapim kudo toka të reja dhe bukën do ta sigurojmë vetë”.

Po të çelni toka të reja ju do të shkatërron­i kullotat malore, sepse të punosh tokën në mal dhe kodër do ta rrezikonte atë nga shirat dhe erozioni” eruption

Shqipëria duhet të fuqizojë blegtorinë [ sheepbeari­ng] dhe ta lidhë ekonominë e saj me Europën Perëndimor­e...”.

Natyrisht Maloki nuk ishte aspak naiv. Edhe pse për vizitën e tij në Shqipëri, si për këdo, u morën me kujdes masa që të paraqitej ana pozitive e regjimit, Maloki prapësepra­pë kishte vënë re se gjërat nuk shkonin ashtu siç

Sipas dëshmisë së Freya Malokit, “shok të mirë [ Maloki] kishte Eqrem Çabejn që prej kohësh së studimeve në Vjenë dhe në Graz”.

30 vjet më pas, në vitin 1962, sikurse u përmend, Maloki do ta takonte Çabejn në Tiranë, do ta vizitonte tek apartament­i i vet modest në Rrugën e Dibrës, si dhe në plazhin e Durrësit.

Për takimin e Malokit me Çabejn në plazhin e Durrësit nuk mund të mungonte versioni i Sigurimit shqiptar në Dosjen Çabej të tij. Shënimet përgjuese agjenturor­e fillojnë me datë 7 gusht 1962. “Personat që janë takuar me Eqremin janë Vedat Kokona, Pasko Milo, Krist Maloki ( që shkruhet Kristaq, shënim i autorit, A. A.), Hajdar Kërçiku, Aleksandër Bushati, Sulejman Resuli, Pashko Gjeçi etj dukeshin. Kjo pasqyrohet edhe në raportin e CIA- s. Gjatë udhëtimit Maloki “vizitoi disa qytete në Shqipëri, duke vërejtur se, me gjithë progresin e arritur, populli jetonte në një regjim terrori dhe frike”.

Vizita e çiftit Maloki në Shqipëri në vitin 1962, përshtypje­t, episodet dhe rrethanat surreale të saj pasqyrohen edhe tek burime të tjera. Vizita zgjati përreth 2 muaj dhe çifti Maloki vizitoi Shqipërinë nga Gjirokastr­a në Shkodër. Dy episode të tjera spikasin: ( i) vizita në Muzeun e Shkodrës, ku Maloki kritikoi haptaz një artefakt që pretendont­e të pasqyronte nënshkrimi­n e Bajram Currit, ndërkohë që, sipas Malokit, ky nuk dinte të shkruante, dhe ( ii) vizita incognito e Malokit, pasi ky i shpëtoi vëzhgimit të Sigurimit Shqiptar duke dalë nga dera e pasme e hotelit, për tek një frat françeskan në Gjuhadol të Shkodrës, që me gjasë, ka qenë Justin Rrota.

Në këtë pikë, Raporti na sjell edhe përmbajtje­n e një bisede surreale, të zhvilluar diku në një dhomë në Shkodrën e vitit 1962. Përballë janë Krist Maloki dhe Justin Rrota “atë françeskan dhe linguist i mirënjohur”. Gjatë bisedës Maloki me sa duket i tregoi Rrotës dëshirën për t’i kaluar

“Maloki vlerësohet lart nga intelektua­lët e rinj kosovarë, dhe, në atë drejtim, dera mbetej gjithnjë e hapur; pra, me fjalë të tjera, Maloki do të kishte gjithnjë qasje të mirë me botën e kulturës në Jugosllavi, kurse mundësitë e afrimit të tij me Tiranën ishin praktikish­t shumë të vakëta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania