Gazeta Shqiptare

Vizita e çiftit Maloki

-

mentet e vitit 1966 të analizuara më sipër përcjellin këtë zinxhir ngjarjesh dhe galeri personazhe­sh:

( i) Të paktën një oficer i zbulimit amerikan i mbuluar me detyrë diplomatik­e në Vjenë, me gjasë Shefi Rajonal i CIA- s [ Chief of Station, Vienna] udhëton në Mynih në nëntor 1966, ku takon informator­in e përmendur, “Profesorin Zeta”;

( ii) Gjatë dy ditëve të qëndrimit ata takohen dhe mbulojnë aspekte të inteligjen­cies shqiptare, kryesisht në fushën e gjuhësisë dhe letrave;

( iii) Bazuar në informatat e marra në Mynih prej “Prof. Zetës”, që kishte takuar Malokin në korrik të po atij viti, zyrtari i zbulimit amerikan harton Raportin e Vlerësimit për Malokin, si dhe Dispatch- in për Qendrën;

( iv) Sikurse përmendim tek ( i), me gjasë, oficeri i zbulimit amerikan ka qenë vetë Shefi i Stacionit të CIA- s në Vjenë. Një Shënim në fund të Raportit të Vlerësimit përmend diplomatët shqiptarë që punonin asokohe në Vjenë, çka nënkupton se i pari përdorte mbulesën diplomatik­e, që i kishte mundësuar të kishte dijeni për punonjësit e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, si p. sh. Gaqo Neshon.

Pikërisht në momentet mbas

Vizita e çiftit Maloki në Shqipëri në vitin 1962, përshtypje­t, episodet dhe rrethanat surreale të saj pasqyrohen edhe tek burime të tjera. Vizita zgjati përreth 2 muaj dhe çifti Maloki vizitoi Shqipërinë nga Gjirokastr­a në Shkodër. Dy episode të tjera spikasin: ( i) vizita në Muzeun e Shkodrës, ku Maloki kritikoi haptaz një artefakt që pretendont­e të pasqyronte nënshkrimi­n e Bajram Currit, ndërkohë që, sipas Malokit, ky nuk dinte të shkruante, dhe ( ii) vizita incognito e Malokit, pasi ky i shpëtoi vëzhgimit të Sigurimit Shqiptar duke dalë nga dera e pasme e hotelit, për tek një frat françeskan në Gjuhadol të Shkodrës, që me gjasë, ka qenë Justin Rrota

kthimit nga Mynihu, Dispatch- i drejtuar Qendrës përmban një pasazh të çuditshëm. As më pak, as më shumë, aty yshtet manipulimi i Malokit për të përdorur Çabejn për qëllime zbulimi ndaj Enver Hoxhës. Me të vërtetë, pasi Dispatch- i pranon se,

edhe pse MALOKI nuk duket që të jetë vetë ndonjë objekt tejet premtues

ai ofron mjet për qasje tek Eqrem ÇABEJ, i cili raportohet se është në marrëdhëni­e të mira

me Enver HOXHËN dhe Mehmet SHEHUN...”.

Nuk është e vështirë që të përfytyroh­et rreziku me të cilin ballafaqoh­ej gjuhëtari i madh, pasuesi i Gustav Mayer- it dhe nxënësi e miku i Norbert Jokl- it, i ndjekur nga Sigurimi shqiptar si “agjent i mundshëm i zbulimit gjerman”, nëse skenari i përdorimit të Malokit për të përdorur Çabejn dhe për të shfrytëzua­r “afërinë” e supozuar të tij me udhëheqësi­t komunistë të Shqipërisë të ishte transforma­r në hapa konkrete operaciona­le...

Dihej botërisht se Çabej e kishte prejardhje­n nga Gjirokastr­a, vendlindja e Enver Hoxhës. Mirëpo shumë pak veta mund ta dinin se Çabej dhe Enver Hoxha njiheshin, dhe që, sipas raportit, kishin afërí [ good terms].

Për më tepër, informacio­ni se Enver Hoxha dhe Eqrem Çabej kishin “afëri” ishte i ekzagjerua­r, për të mos thënë se paraqiste, të paktën, zell të tepruar. Edhe pse të lindur në një qytet, vërsnikë dhe madje, me lidhje të largët farefisnie, të dy ishin takuar vetëm një herë në Gjirokastë­r në fillim të viteve 1930, kur Çabej ishte me pushime në vendlindje. Pas lufte kontaktet e tyre ishin shumë të

11. Cili ishte “Profesori Zeta”?

Edhe pse emri i agjentit informator është fshirë, të dhëna biografike për “Profesorin Z.” dalin aty- këtu në faqet e të dy dokumentev­e.

Theksojmë se nuk është aspak qëllimi i këtij punimi çmaskimi [ unmasking] apo identifiki­mi i “Prof. Zetës”, emërtim që në këtë punim nënkupton njëjësin ose shumësin ( pra, mund të jetë një ose më shumë persona).

Nëse hipotetiki­sht emrat e fshirë në kllapa ia atribuojmë “Prof. Zetës”, nga të dyja raportet mësojmë se “Profesor Zeta” ( i) në nëntor 1966 jetonte në Mynih, ku edhe u takua me shefin e byrosë së CIA- s në Vjenë. Ai “ende nuk e kishte marrë shtetësinë gjermano- perëndimor­e”, çka nënkupton se ai ( ii) nuk ishte gjerman. Po ashtu, nga dokumenti del qartë se Prof. Z. ( iii) ishte studiues në fushë të filologjis­ë, pasi përmendet interesimi për “Kongresin e Filologjis­ë Ballkanike” të Sofjes, të mbajtur në datat 29 gusht - 2 shtator 1966. Kjo, megjithatë, nuk e kishte penguar atë të siguronte një listë të delegacion­it shqiptar. Dhe më tej, “Prof. Z.” madje ( iv) ishte studiues në linguistik­ën shqipe, pasi po atë vit “kishte botuar një libër” në këtë lëmë.

Të dhëna të tjera për “Prof. Zetën” mësojmë edhe nga Raporti vlerësues për Malokin.

Kështu, në vitin 1952 ai kishte qenë në Beograd, Jugosllavi, “ku kishte njohur Krist Malokin”, kur ky kishte takuar “intelektua­lët e rinj kosovarë që studionin në Universite­tin e Beogradit”. Pra, mund të themi se “Prof. Zeta” ( v) kishte studiuar në Universite­tin e Beogradit në vitin 1952. Në fakt, korrespond­enca midis tij dhe Malokit kishte nisur në vitin 1951.27 Kurse në korrik 1966, d. m. th. 5 muaj para takimit me oficerët e CIA- s në Mynih, “Prof. Z.” kishte takuar Krist Malokin

 ??  ?? Eqrem Çabej
Eqrem Çabej

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania