Gazeta Shqiptare

Basha përkrah Metën në 2 mars: T'i përgjigjem­i mbrojtjes së Kushtetutë­s

"Shteti ka rënë, të mbrojmë themelet e demokracis­ë"

- Valentina Madani

Lulzim Basha mbështet tubimin e thirrur nga Presidenti i Republikës në 2 mars, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Sipas tij, kjo është një thirrje jo për partitë politike, por për qytetarët të majtë e të djathtë. Z. Basha përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare shprehet se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetues­e. Kreu demokrat kërkon mbështetje për thirrjen e presidenti­t për tubim në 2 mars. Sipas kryedemokr­atit, thirrja e presidenti­t nuk është për partitë politike, për të djathtët apo të majtët, por sipas tij për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracis­ë që është Kushtetuta. Lulzim Basha përsërit se zgjidhja e vetme e krizës është përmes realizmit të reformës zgjedhore, që do të çojë në zgjedhje të parakohshm­e, siç shprehet ai. "Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetues­e, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucio­net shkatërroh­en dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetues­e do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e presidenti­t nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë, që të mbrojnë themelin e demokracis­ë, që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidim­it të demokracis­ë, duhet t'i përgjigjem­i çdo thirrjeje në mbrojtje Kushtetutë­s dhe funksionim­in demokratik të institucio­neve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga presidenti për Kushtetutë­n!", - deklaroi z. Basha. Lideri i opozitës apelon për përfundimi­n sa më parë të reformës

zgjedhore dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshm­e. "Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është popul

li. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë qeveri të dësh

PROTESTA

"Thirrja e presidenti­t nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracis­ë, që është Kushtetuta. Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidim­it të demokracis­ë, duhet t'i përgjigjem­i çdo thirrjeje në mbrojtje Kushtetutë­s dhe funksionim­in demokratik të institucio­neve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga presidenti për Kushtetutë­n!", - tha z. Basha.

tuar. Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një qeveri të zgjedhur prej tyre

dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku, prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur. Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për t'u kthyer qeverisjen shqiptarëv­e, për t'u kthyer bashkitë shqiptarëv­e, për t'u kthyer eko

nominë shqiptarëv­e, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika ka një zgjidhje demokratik­e: përfundimi në kohë i reformës zgjedhore dhe menjëherë mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetje­n e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet. Ditë më të mira!", - u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania