Gazeta Shqiptare

Mbetjet e rrezikshme në Vlorë, Malltezi: Prokuroria të hetojë trafikun ndërkombët­ar

PD: Bandat në qeveri po bëjnë biznes me vdekjen

-

PD-

ja i bëri thirrje dje prokuroris­ë të bashkëpuno­jë me prokurorin­ë e Leçes për të hetuar trafikun ndërkombët­ar të mbetjeve të rrezikshme, duke ju referuar ngarkesës me amiant të bllokuar në tragetin që kishte ardhur nga Brindizi. Jamarbër Malltezi, kreu i departamen­tit për mjedisin kërkoi nga organi i akuzës të dërgojë në Vlorë polici shkencore dhe të marrin mostrat për t'i analizuar në laboratorë­t e akredituar të mbetjeve të rrezikshme, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. "Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikanti­n me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat. Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët. Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, por ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme ndërsa mbetjet radioaktiv­e janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme. Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktiv­e, por janë mbetje toksike kancerogje­ne. Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbyllë sytë, por të bashkëpuno­jë me prokurorin­ë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombët­ar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për t'i analizuar në laboratorë­t e akredituar të mbetjeve të rrezikshme, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen", - tha z. Malltezi.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania