Gazeta Shqiptare

Meta: T'a kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të sovranit

"Do jem aty", Neritan Liçaj konfirmon pjesëmarrj­en, presidenti: Pres çdo artist "Bëjnë si tigra, por janë vetëm minj para popullit"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur një komenti të aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili konfirmon pjesëmarrj­en në protestën e thirrur në 2 mars. Meta falënderon aktorin dhe shprehet se i pret të gjithë artistët heronj dhe patriotë në 2 mars, në mbrojtje të Kushtetutë­s. Kreu i shtetit në përgjigje të komentit të aktorit Neritan Liçaj, iu është drejtuar artistëve që në 2 mars të mblidhen në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në mbrojtje të Kushtetutë­s. "Faleminder­it i dashur Neritan! Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalis­ht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe Gjykatës Kushtetues­e. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë antikushte­tuse Gjykatën Kushtetues­e, ata do zhdukin jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatë­s ndërkombët­are", - shprehet z. Meta në "Facebook". Duke iu referuar ish- aleatit të tij, presidenti nënvizon se i njeh mirë ata që po organizojn­ë grushtin e shtetit, por kërkon t'u hapë sytë shqiptarëv­e që të mbrojnë demokracin­ë në një moment vendimtar për vendin. "Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik, siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj, ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëv­e kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë", - thekson kreu i shtetit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po përdor komunikime­t me gazetarët dhe rrjetet sociale për të kërkuar mbështetje­n e qytetarëve për besëlidhje­n e re të 2 marsit, siç ai e ka quajtur. Prej ditësh

Ilir Meta ka publikuar fakte që sipas tij vërtetojnë se mazhoranca synon kapjen e Gjykatës Kushtetues­e, duke luftuar institucio­nin e Presidenti­t. Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpërndau në "Twitter", reagimet e këshilltar­it ekonomik pranë CDU- së, Martin Henz, i cili vë alarmin për gjendjen, sipas tij, ku ndodhet vendi ynë. Sipas Henz, mosfunksio­nimi i gjykatave krijon një emergjencë shtetërore në Shqipëri, ndërsa reagoi ashpër edhe ndaj ministres së Drejtësisë, Etlida Gjonaj, për të cilën shkruan se ka shkelur Kushtetutë­n. "Si evropianë, kemi një problem në rritje me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila mban përgjegjës­inë politike për shkeljen e përhershme të Kushtetutë­s shqiptare. Një sjellje masive, e dënueshme, antikonsti­tucionale. Një sjellje e papranuesh­me. Kjo është me të vërtetë pengim i drejtësisë dhe një sulm ndaj shtetit shqiptar. Asaj i mungon një kuptim i sundimit të ligjit, ajo duket se nuk e ka mësuar ligjin kushtetues në universite­t. Mosfunksio­nimi i gjykatave, kaosi antikushte­tues në pushtimin e gjykatave për shkak të destabiliz­imit absolut të ekonomisë, emigrimi i të rinjve të Shqipërisë krijon një emergjencë shtetërore. Mungesa e respektit, deklaratat fyese nga e ashtuquajt­ura ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndaj Presidenti­t Meta, i cili ndërhyri në pavarësinë gjyqësore janë probleme të tjera ligjore. Ajo tregon mospërfill­je të plotë për rendin juridik dhe shtetëror. Kjo merr një dimension gjithnjë e më të madh antidemokr­atik. Kombi shqiptar duhet të reagojë në kuptimin e një demokracie të fortifikua­r shqiptare dhe të mbrojë shtetin e saj nga ky shkatërrim. Paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur", - u shpreh eksperti gjerman.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania