Gazeta Shqiptare

"Po monitorojm­ë ' Anti- KÇK'", Manjani, raportuese­s së PE: Nga Knuti te Isabela, asnjë ndryshim

-

Pas

deklaratav­e të raportuese­s së PE- së në Shqipëri, Isabelle Santos se janë duke monitoruar paketën "Anti- KÇK", reagoi dje ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në një postim në "Facebook", Manjani shkruan se nga Santos te Knut Fleckenste­in nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësua­r me sundimin e bosit. Manjani thekson se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është normale dhe as vetë nga BE- ja nuk është pranuar të implikohej në Kosovë e Maqedoni. "Reporterja e parlamenti­t të BE- së Isabel Santos, thotë se:

'… po monitorojm­ë

' Anti- KÇK' dhe se do ndërhyjmë nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut…'. Pordhi kali n'der t'hanit - i thonë kësaj deklarate. Nëse ende nuk e kanë parë dhunimin flagrant të Kushtetutë­s, kur qeveria doli mbi parlamenti­n e nxori një akt normativ; kur po me të njëjtin akt anashkalua­n parimet e procesit të rregullt ligjor dhe nxorën jashtë funksioni vendimet e mëparshme gjyqësore, nuk kanë për ta parë kurrë se si sundimi i ligjit tashmë është zëvendësua­r me sundimin e bosit! Siç nuk panë kanabisin xhanëm…! Unë nuk kam asnjë problem nëse e thonë troç se në Shqipëri na pëlqen të sundojë bosi dhe jo ligji, por ta thonë! Ta thonë e të mbledhim mendjen! Por jo të na bëjnë për budallenj. Jo deri këtu! Në cilin vend të Europës ndodh kjo që në Shqipëri u duket normale?! As në Kosove e Maqedoni nuk u pranua nga vetë BE- ja përvoja Shqiptare. Shumë turp! Nga Knuti te Isabela asnjë ndryshim! Duket qartë se pilafi qyl me fruta deti është i mirë këtej nga ne…", - shprehet ish- ministri i Drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania