Gazeta Shqiptare

Protesta, PD: Metën s'e ndalon askush të takohet me popullin. Detyrim qytetar pjesëmarrj­a në 2 mars

-

Ish-

deputeti i PD- së, Kle vis Balliu, deklaroi dje se pjesëmarrj­a në tubimin e 2 marsit, thirrur nga Presidenti Meta, është detyrim qytetar. Sipas tij, Edi Rama po kërkon të kapë Gjykatën Kushtetues­e, pasi ka interesa ekonomike dhe politike. "Paraqitja në 2 mars është detyrim kombëtar. Kjo nuk është çështje e partive. Kushtetuta është e shqiptarëv­e. Nëse nuk ka Kushtetutë, nuk kemi shtet. Qeveria e Edi Ramës po kap Gjykatën Kushtetues­e. Ka shumë interesa qeveria të kapë këtë gjykatë. Ka 600 milionë euro te teatri. Nëse do ishte kjo gjykatë, do e kishte zgjidhur këtë çështje. I duhet Ramës të kapë Gjykatën Kushtetues­e, për të legjitimua­r kriminelët që vendosi në bashkitë në zgjedhjet e 30 qershorit", - deklaroi z. Balloi për "RTV Ora". Më tej, Balliu u shpreh se askush nuk e ndalon dot presidenti­n të takohet me qytetarët. Ai tha e Meta nuk ka asnjë opsion tjetër për të mbrojtur Kushtetutë­n. "Nuk ka një person që këto prova dhe këto fakte nuk qëndrojnë. Vetëm një person po i pengon nga plani i tyre ogurzi për të kapur Gjykatën Kushtetues­e. 2 marsi është detyrim qytetar. Meta nuk ka ndonjë opsion tjetër sot për të mbrojtur Kushtetutë­n. Kush do ta pengojë Presidenti­n e Republikës për të takuar qytetarët? Ai ka bërë qindra takime me qytetarët. Kush e cakton kornizën e Presidenti­t të Republikës? Kush e ndalon Presidenti­n e Republikës të takojë qytetarët? Duhet të theksojmë se faktet janë ato që janë bërë publike nga Presidenti i Republikës. Këto janë pranuar edhe nga maxhoranca. Askush nuk nga mazhoranca nuk thotë që këto prova nuk janë të vërteta", - tha z. Balliu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania