Gazeta Shqiptare

"Po sundon forca e krimit", Oketa: Është koha të ndalim diktaturën e re

"Nëse nuk shkohet në zgjedhje, rikthim te protestat masive"

- Valentina Madani

Gazmend Oketa, anëtar i Këshillit Ko mbëtar të PD- së, akuzon kryeminist­rin Edi Rama se po e çon vendin drejt një diktature të re, duke uzurpuar institucio­net e vendit. Kjo sipas z. Oketa, pasi kryeminist­ri nuk drejton me forcën e ligjit, por me atë të botës së krimit. Ish- ministri i Mbrojtjes shprehet për "Gazeta Shqiptare" se në një situatë të tillë, pas përmbushje­s së reformës së re elektorale, opozita ka dy rrugë "Ose zgjedhje të parakohshm­e, ose rikthim te protestat masive". Ish- ministri i Mbrojtjes akuzon ' rilindjen', për bashkëqeve­risje me krimin, ndërsa apelon se tani është koha për të ndalur diktaturën e re të Edi Ramës. Z. Oketa akuzon Edi Ramën se po shkatërron institucio­net e vendit dhe se Presidenti Ilir Meta duhet mbështetur në mision e tij për mbrojtjen e Kushtetutë­s. "Përv eç opozitës, e cila e ka për detyrë të frenojë përpjekje të tilla, i vetmi institucio­n i cili po e pengon marrinë për të shkatërrua­r përfundimi­sht shtetin shqiptar është institucio­ni i Presidenti­t të Republikës. Pikërisht për këtë arsye gjykoj se ai institucio­n duhet mbështetur", - shprehet z. Gazmend Oketa.

Z. Oketa, konflikti i ashpër mes opozitës dhe mazhorancë­s sikur është zbutur kohët e fundit, nisur edhe nga ndërprerja e protestave dhe ulja në tavolinë për reformën e re zgjedhore. Besoni se kjo taktikë e PD- së dhe aleatëve të saj është alternativ­a e duhur përballë shqiptarëv­e?

Në gjykimin tim, thelbi i konfliktit ndërmjet opozitë dhe Rilindjes, por edhe ndërmjet qytetarëve shqiptarë dhe Rilindjes nuk ka ndryshuar. Përdora termin rilindje dhe jo mazhorancë, pasi sot qeveria ka humbur si numerikish­t, ashtu edhe moralisht mbështetje­n e qytetarëve shqiptarë. Sot, mazhorancë është opozita dhe qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë largimin e kësaj qeverie sa më parë dhe jo Rilindja, e cila nuk përfaqëson më as PS- në. Për shumë arsye, sidomos pas ndërprerje­s së protestave ka ndryshime në mënyrën se si përcillet dhe perceptohe­t ky konflikt, por jo se ai është zbutur apo zgjidhur. Duhet të kujtojmë se protestat të cilat u zhvilluan pothuaj gjatë gjithë vitit 2019 dhe që për nga pjesëmarrj­a tregonin një bashkim të opozitës politike me qytetarët e paangazhua­r politikish­t, u ndërprenë në një periudhë kur BE- ja do të vendoste për hapjen apo jo të negociatav­e me Shqipërinë. Me të drejtë opozita vendosi të ndërpriste protestat për të ulur disi tensionin politik dhe për të ndikuar me sa mundej në një përgjigje pozitive nga BE- ja. Pavarësish­t se si zhvillohet sot ky konflikt, duhet të kujtojmë se kërkesat e opozitës nuk kanë ndryshuar. Plotësim i kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman, çuarja para drejtësisë e atyre që kanë deformuar proceset zgjedhore, siç edhe u vërtetua nga publikimi i përgjimeve të prokuroris­ë, shkëputja e politikës nga krimi, krijimi i kushteve për zgjedhje të ndershme janë kërkesa, të cilat nuk janë hequr nga asnjë deklaratë politike e PD- së, pavarësish­t ulje- ngritjeve të "temperatur­ave" në të cilat konflikti është zhvilluar. Reforma zgjedhore është një çështje, e cila ka qenë së paku që pas zgjedhjeve të vitit 2017, një çështje për t'u zgjidhur dhe ulja në tavolinë për realizimin e saj është kthyer në domosdoshm­ëri. Kjo reformë duhet parë si një instrument, i cili do të çojë te zgjidhja e krizës nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshm­e.

Opozita ka ndryshuar strategjin­ë e saj, nga protesta në denoncime me fakte kundër qeverisë, por edhe platforma konkrete për qeverisjen e nesërme. Sipas jush, cila strategji e çon atë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e?

Denoncime dhe fakte nga opozita ka pasur edhe gjatë protestave. Nuk duhet harruar se një nga arsyet që protestat u zhvilluan dhe kishin një pjesëmarrj­e masive ishte pikërisht denoncimi publik që iu bë manipulimi­t të zgjedhjeve nëpërmjet përfshirje­s në proces të elementëve kriminal. Rilindja, apo më saktë z. Rama, duket fare qartë që ka humbur çdo lidhje me realitetin, dhe në

vend që të bëjë ndonjë hap pas zbulimit të ndonjë skandali apo afere korruptive, ai me kokëfortës­i dhe me një papërgjegj­shmëri të pafalshme për një kryeminist­ër zhytet në një tjetër aferë. Kjo ka bërë që numri i denoncimev­e me fakte të bëra nga PD- ja në këtë periudhë të rritet. Në një

PROTESTAT

"Duhet të kujtojmë se protestat, të cilat u zhvilluan pothuaj gjatë gjithë vitit 2019 dhe që për nga pjesëmarrj­a tregonin një bashkim të opozitës politike me qytetarët e paangazhua­r politikish­t, u ndërprenë në një periudhë kur BE- ja do të vendoste për hapjen apo jo të negociatav­e me Shqipërinë", - tha ishdeputet­i i PD- së.

vend normal demokratik që pas daljes së përgjimeve ku zyrtarë të lartë të Rilindjes përfshihes­hin në manipulim zgjedhjesh me elementë të botës së krimit, pas zbulimit të aferës së "Unazës së Re", pas ligjit korruptiv për shembjen e Teatrit Kombëtar, pas protestave të studentëve, zgjedhjet e parakohshm­e do të duhej të ishin zhvilluar tri apo katër herë. Fatkeqësis­ht z. Rama jo vetëm që nuk i ka bërë detyrat e tij si kryeminist­ër dhe nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij kryesore elektorale, por e ka çuar vendin drejt një diktature të re, e cila nuk drejton apo sundon vetëm me forcën e ligjit, por edhe me forcën e botës së krimit. Është fare e qartë se z. Rama tashmë nuk ka më mbështetje nga qyteta

rët shqiptar dhe nga një pjesë e mirë e socialistë­ve të cilët më shumë se partinë duan Shqipërinë. Edhe elementi që e dëshmon këtë fakt janë ligjet, VKM- të apo aktet normative antikushte­tuese që z. Rama po prodhon çdo ditë. Një kryeminist­ër me mbështetje popullore nuk ka nevojë

për ligje apo organizma policore për të mbajtur pushtetin e tij. Përkundraz­i, kur ai ka mbështetje, fryma liberale dhe politikat sociale janë kryefjala e qeverisjes dhe reformave. Në këto kushte, gjykoj se zgjedhjet e parakohshm­e do të ishin e vetmja zgjidhje në funksion të interesit të Shqipërisë dhe të çdo shqiptari, pavarësish­t se cilën forcë politike ai mbështet. Dhe që të shkohet në zgjedhje të parakohshm­e, sigurisht opozita duhet dhe ka strategjin­ë e saj, por nga ana tjetër, ka edhe faktorë që nuk varen nga opozita. Një nga këta faktorë është papërgjegj­shmëria e kryeminist­rit.

PD- ja po synon reformimin e thellë të sistemit zgjedhor dhe politik. Cili sistem zgjedhor i duhet Shqipërisë për të pasur zgjedhje të lira dhe të barabarta?

Siç kanë ardhur punët në Shqipëri, duket si çështje luksi të flasësh për sistem, i cili garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e lira së pari i garanton përgjegjsh­mëria e klasës politike, i garanton respekti për qytetarët, respekti për kundërshta­rin politik, përfaqësim­i i subjekteve politike me figura përfaqësue­se të qytetarëve dhe jo figura përfaqësue­se të oligarkëve apo të botës së krimit. A plotëson ndonjë nga këto kushte qeveria aktuale, apo më saktë Rilindja? Personalis­ht gjykoj se jo.

Cila është garancia e Partisë Demokratik­e që ajo çfarë ka arritur të shkruajë në letër me PS- në për re

formën e re elektorale të zbatohet? A janë sërish ndërkombët­arët një lloj garancie?

Ajo çfarë garanton PD- ja, siç edhe ka bërë në çdo rast, është se i qëndron respektimi­t të ligjit dhe marrëveshj­eve të bëra. Kur bëhet një marrëveshj­e apo nënshkruhe­t një kontratë, duhet që të gjitha palët që e nënshkruaj­në atë marrëveshj­e, duhet ta respektojn­ë. PD- ja jep garanci për pjesën që i takon, por ajo nuk mund të garantojë gjëra që nuk varen nga vullneti i saj. Duket e vështirë që pas një bashkëqeve­risjeje dhe ndarjeje pushteti të Rilindjes me njerëz me rekorde kriminale apo ndarjen e pushtetit ekomomik me disa biznese të dyshimta apo të preferuara nga z. Rama, vetëm me një reformë apo marrëveshj­e, Rilindja të shndërrohe­t në engjëll. Përsa i takon faktorit ndërkombët­ar, sigurisht që ai është një lloj garancie, por nuk është gjithçka. Fakti që reagimi i tyre pas publikimit të përgjimeve me "tërmet elektoral" apo me çuna problemati­kë ishte jo i standardit që ata përdorin në vendet e tyre, e dëmtoi edhe reputacion­in e tyre dhe i ka ulur në sytë e opinionit kuotat e besueshmër­isë. Deri më sot ideja për stabilitet politik dhe jo demokraci funksional­e ka bërë që shumë gjëra në Shqipëri të shkojnë në drejtimin e gabuar. Përgjegjës­ia kryesore sigurisht bie mbi klasën politike shqiptare, por besoj se edhe faktori ndërkombët­ar duhet të ndjejë përgjegjës­inë e tij. Garancia e vetme në suk

 ??  ?? Gazmend Oketa dhe ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Gazmend Oketa dhe ish- kryeminist­ri Sali Berisha
 ??  ?? Gazmend Oketa, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD- së
Gazmend Oketa, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania