Gazeta Shqiptare

Konflikti, Oketa: Rama po shkatërron vendin, Meta duhet mbështetur

"Basha po insiston të përballet me Ramën në një garë të ndershme elektorale, madje që nesër" "Me një reformë, rilindja s'mund të shndërrohe­t në engjëll"

-

më së shumti është një strategji e gabuar e vetë Rilindjes. PD- ja nuk dënon dhe as amniston askënd, ajo vetëm këmbëngul që drejtësia të funksionoj­ë. Por mesa duket, edhe drejtësia e re dhe e shumëpritu­r po rezulton veçse një propagandë shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Pas reformës së re zgjedhore, çfarë hapash të tjera duhet të ndjekë opozita? Cila është mënyrë më efikase për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin?

Pas reformës zgjedhore, ka dy rrugë. Ose zgjedhje të parakohshm­e, ose rikthim te protestat masive. Për pjesën e dytë të pyetjes do të bëja një korrigjim. Nuk është e lidhur politika me krimin, është Rilindja ajo që është e lidhur me të. Dhe Rilindja nuk përfaqëson as PS- në, e jo më të përfaqësoj­ë të gjithë politikën. Për të ardhur te përgjigjja, do të thosha se zgjidhje për të shkëputur lidhjet e qeverisë me krimin ka vetëm një. Zgjedhje të reja dhe largim me votë i z. Rama dhe të gjithë atyre që forcën e shohin te lidhjet me krimin dhe jo tek lidhjet me qytetarët.

Sipas jush, kreu demokrat, Lulzim Basha, duhet të përballet me zotin Rama vetëm në zgjedhje, apo edhe në një tryezë...?

Nuk mendoj se duhet shtruar çështja thjesht si një çështje personale ndërmjet z. Basha dhe z. Rama. Në cilësinë e kryetarit të PD- së dhe të opozitës së bashkuar, është z. Basha që po kërkon

që i shmanget një përballjej­e të tillë. Arsye për t'u përballur në tryezë unë nuk shoh, me përjashtim të rastit kur vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e, atëherë gjykoj se z. Basha duhet të insistojë të përballet në një debat mediatik me kryeminist­rin në largim.

Duket se konflikti më i ashpër aktualisht është mes Presidencë­s dhe mazhorancë­s, ku kreu i shtetit Ilir Meta akuzon qeverinë për dhunim të Kushtetutë­s dhe "grusht shteti" ndaj saj. A ekziston një rrezik i tillë dhe si e shikoni betejën e z. Meta në mbrojtje të Kushtetutë­s?

Që Rilindja nën urdhrat direkte të z. Rama ka shkelur pambarimis­ht Kushtetutë­n është një gjë, që tashmë e kanë të qartë të gjithë shqiptarët e aq më qartë e ka Presidenti i Republikës, i cili e ka detyrim parësor mbrojtjen e saj. Që Rilindja ka bërë gjithçka brenda dhe jashtë ligjit për të kontrollua­r sistemin e ri të drejtësisë, tashmë kam përshtypje­n që e kanë kuptuar dhe ndërkombët­arët. Rreziku që z. Rama të kontrolloj­ë në mënyrë antikushte­tuese Gjykatën Kushtetues­e nuk është thjesht një hamendësim. Dokumen

tet zyrtare të publikuara nga zyra e presidenti­t, falsifikim­i i tyre në mënyrë paradoksal­e nga Ministria e Drejtësisë janë prova të qarta, të cilat heqin çdo dyshim mbi qëllimin e z. Rama për të pushtuar dhe majën më të lartë të drejtësisë së re.

Presidenti Meta i ka ftuar shqiptarët në një tubim masiv në datën 2 mars në mbrojtje të Kushtetutë­s. Si e shikoni këtë nismë të z. Meta…?

Në fakt, nga çdo veprim i qeverisë në kundërshti­m me parimet kushtetues­e, interesat që cenohen më shumë janë ato të qytetarëve dhe ata duhet të jenë të parët që duhet të protestojn­ë. Është hera e parë në historinë e demokracis­ë së brishtë shqiptare, që një president republike thërret qytetarët në një tubim në mbrojtje të Kushtetutë­s, apo e thënë më thjeshtë, në mbrojtje të interesave të tyre. Kjo e bën të duket një gjë e veçantë dhe në pamje të parë u jep të drejtë atyre, të cilët e kritikojnë presidenti­n për një hap të tillë dhe e quajnë këtë një lloj protagoniz­mi politik të tij.

A është Shqipëria në një situatë normale, a janë institucio­net shqiptare të pavarura apo një individ i vetëm i kontrollon të gjitha pushtetet?

Në një sistem perfekt duhen kërkuar sjellje dhe veprime perfekte nga cilido. Në një diktaturë të cilën ti e shikon të instalohet çdo ditë para syve të tu, gjykoj se veprime të tilla në mbrojtje të të ardhmes së fëmijëve tanë duhen ndërmarrë. Shprehja, "të marrit hapi rrugë" në politikë nuk duhet të funksionoj­ë, përkundraz­i, e kundërta po. Gjykoj se çdo përpjekje e cilitdo institucio­ni që kërkon të frenojë marrinë politike të z. Rama për të kontrollua­r çdo institucio­n, për të bërë polici mbi polici apo polici mbi prokurori, duhet veçse mbështetur. Përveç opozitës, e cila e ka për detyrë të frenojë përpjekje të tilla, i vetmi institucio­n i cili po e pengon marrinë për të shkatërrua­r përfundimi­sht shtetin shqiptar është institucio­ni i Presidenti­t të Republikës. Pikërisht për këtë arsye gjykoj se ai institucio­n duhet mbështetur.

Cila është në gjykimin tuaj, strategjia fituese e opozitës? Si mund të shkohet drejt rotacionit politik?

Unë gjykoj se tashmë opozita e ka strategjin­ë e saj fituese. Kontaktet e drejtuesve të PD- së dhe të z. Basha me qytetarët dhe bizneset shqiptare në çdo qytet të Shqipërisë, propozimet konkrete për çdo sektor, si arsimi, shëndetësi­a, rendi, punësimi nuk bëjnë gjë tjetër veçse afrojnë ditën e zgjedhjeve dhe fundin e qeverisë, e cila vazhdon ta rendisë Shqipërinë gjithnjë e më poshtë në tabelën e vendeve të korruptuar­a apo vendeve ku të bësh biznes duket thuajse e pamundur. Nëse pas reformës zgjedhore nuk shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshm­e, atëherë besoj se vendi do t'u rikthehet protestave akoma më të mëdha se ato të vitit 2019.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania