Gazeta Shqiptare

"Kërcënim potencial", Rama: Nuk jemi prekur nga koronaviru­si

"Gati t'a përballojm­ë. Mendje të shthurura, në veprim"

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama mohon që Shqipëria të jetë prekur nga koronaviru­si, por ai siguron se pavarësish­t kërcënimit potencial, qeveria është gati ta përballojë atë me profesiona­lizëm. Pas aludimeve për prezencën e personave të infektuar me koronaviru­s edhe në Shqipëri, dje publikoi qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësi­së mbi koronaviru­sin dhe masat që ka marrë vendi ynë. Për kryeminist­rin Rama, vendi ynë nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus, por ai shton se si për gjithë botën, edhe për Shqipërinë është një kërcënim potencial. "Koronaviru­si nuk e ka prekur Shqipërinë, por si për të gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim. Të njëjtat mendje të shthurura, që ju shqetësuan keq më me lajmet fallto dhe me gojëligësi­në e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronaviru­sit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesiona­lizëm të lartë", - shprehet z. Rama. Shqipëria dyfishoi personelin e njësive shëndetëso­re në pikat kufitare në përpjekje për të forcuar kontrollet e udhëtarëve, që vijnë nga vendet e prekura prej koronaviru­sit. Masat shëndetëso­re u shtuan në portet detare, aeroportet dhe pikat tokësore të Shqipërisë pas lajmeve mbi praninë e koronaviru­sit në Italinë fqinje.

THIRRJA

Më herët lideri i opozitës, Lulzim Basha, i bëri dje thirrje qeverisë dhe autoritete­ve shëndetëso­re të marrin masa serioze dhe të nisin kontrollet në pikat kufitare për koronaviru­sin. Pas përhapjes me shpejtësi të epidemisë së koronaviru­sit në Italinë fqinje, kreu i opozitës, Lulzim Basha, i kërkon qever

isë shqiptare të marrë masa serioze dhe të menjëhersh­me. "Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronaviru­s, ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhersh­me", - theksoi kreu i opozitës. Z. Basha u bën thirrje autoritete­ve shëndetëso­re të nisin kontrollet në

pikat kufitare. "Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetëso­re të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm", - theksoi z. Lulzim Basha. Qeveria ka ngritur një ekip të posaçëm për parandalim­in, kontrollin dhe mbrojtjen e popullatës ndaj koronaviru­sit të ri.

PETRIT VASILI

"Shqipëria, zero raste nga koronaviru­si. Asnjë shenjë e pandemisë në Shqipëri. Asnjë arsye për alarm. Ndjekja e këshillave të mjekeve dhe të Institutit të Shëndetit Publik, të mjaftueshm­e për të vazhduar me qetësi përditshmë­rinë tonë. Të mos ulet aspak vëmendja për gripin stinor, i cili paraqet probleme tepër të rëndësishm­e që duhen vlerësuar seriozisht", - tha nënkryetar­i i LSI- së.

Ekspertët dhe drejtuesit e institucio­neve shëndetëso­re vendosën mbledhjen e djeshme përforcimi­n e masave në pikat kufitare për të gjurmuar raste të mundshme të koronaviru­sit. Ata kërkuan shtimin e mjeteve mbrojtëse personale, spitalore, laboratori­ke dhe shtimin e kontrollev­e për të parandalua­r depërtimin e koronaviru­sit në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania