Gazeta Shqiptare

Përhapja e koronaviru­sit, Cakaj: Nuk është prekur asnjë shqiptar që jeton në Itali

-

Ministri

në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi dje se deri tani nuk është regjistrua­r asnjë rast shqiptarë i prekur nga përhapja e koronaviru­sit në Itali dhe se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Konsullata­t e Përgjithsh­me në Milano dhe në Bari po e ndjekin të gjithë çështjen hap pas hapi. "Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullata­t e Përgjithsh­me në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencë­s së krijuar nga përhapja e koronaviru­sit Covid19 në disa rajone të Italisë. Deri më tani nuk ka informacio­ne për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacio­ni mbi identiteti­n e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshë­m me Ministrinë e Shëndetësi­së së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësi­së të Italisë dhe me Departamen­tin e Emergjenca­ve Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkët­a për parandalim­in e përhapjes së virusit në territorin shqiptar. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t'iu përmbahen masave të përcaktuar­a prej autoritete­ve italiane në situatën e emergjencë­s. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës", deklaroi z. Cakaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania