Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si, shefja e ISHP- së: Asnjë rast i dyshuar në Shqipëri

Silva Bino: Janë marrë të gjitha masat nga autoritete­t shëndetëso­re "Nuk ka vend për panik, rregullat që duhet të zbatoni"

-

nga të gjitha studimet është treguar se ato nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme. Kapja e hershme vetëm nëpërmjet sistemit shëndetëso­r. Shqipëria është një vend që ka një eksperienc­ë shumë të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javës që shkoi provuam një testim të vetes sonë për të parë sa shpejt i kapim kontaktet. Sepse është e rëndësishm­e kapja e kontaktit dhe më tej marrja e masave për izolimin", tha Bino. Ajo sqaroi më tej se karantina është vend për të shëndoshët dhe iu kërkoi qytetarëve të kenë besim te autoritete­t. "Në qoftë se kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarant­inë, në qoftë se kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhu­r një strukturë spitalore për kushtet e mira. Janë përzgjedhu­r dhe struktura të tjera që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat qoftë për karantinën në shtëpi, qoftë për në struktura të tjera.

Është normale që njerëzit të kenë frikë, por nuk duhet të ketë panik. Kini besim te strukturat, kini besim te ne dhe te mua që po flas, sepse shpesh e shoh që ka dyshime", deklaroi Bino, e cila shpjegoi se koronaviru­si merret nëpërmjet spërklave të pështymës dhe jo frymëmarrj­es. Po kështu, shefja e departamen­tit të epidemiolo­gjisë në ISHP mohoi zërat që në Kavajë, në qendrën e sapoinaugu­ruar të shëndetit mendor do ketë një pikë karantine. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka mbledhur edhe gjatë ditës së djeshme taskforcën për koronaviru­sin e u rekomandoi të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojn­ë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

 ??  ?? Silva Bino, shefja e ISHP- së
Silva Bino, shefja e ISHP- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania